• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME PRECEDENTË PENALË DHE PJESË E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS”/ Kush është Viktor Ruci, objektivi i autorëve të krimit në Sarandë, pas përplasjeve fizike…
Home
Breaking News

ME PRECEDENTË PENALË DHE PJESË E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS”/ Kush është Viktor Ruci, objektivi i autorëve të krimit në Sarandë, pas përplasjeve fizike…

8 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë mësuar nga krimi i ndodhur mbrëmjen e të enjte në Sarandë, u vra me armë zjarri Rexhep Ismaili.

Sipas informacioneve, dyshohet se 66-vjecari Rexhep Ismaili nuk ishte shkaku kryesor, se përse një grup të rinjsh shkoi në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme për një konflikt lidhur me një pronë në zonën e bregdetit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 6 të rinjtë, shkuan rreth orës 21:28 të së enjtes tek lokali në kryqëzimin e rrugës Sarandë – Himarë, pasi kishin informacion se aty ndodhej 50-vjeçari Tori Ruci alias Viktor Ruci, me origjinë nga Tepelena dhe banues prej shumë vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Ruci rezulton person me precedentë të shumë penalë prej fillimit të viteve 2000.

Ai ishte liruar nga burgu në 12 mars 2026, pasi ishte ndaluar nga policia në 19 shkurt të këtij viti si pasojë e një dënimi në mungesë prej 8 muajsh burg për “moskallëzim krimi” dhënë në vitin 2019. Ruci u lirua nga burgu pasi dënimi i tij ishte parashkruar.

Ai rezultonte i përfshirë në një grup trafiku droge të goditur në vitin 2018 nga policia e Sarandës.

Një prej të rinjve të përfshirë dje në ngjarje, kishte mosmarrëveshje me Rucin për çështje pronësie lidhur me një lokal në zonën e bregdetit dhe madje ishte konfliktuar me të.

Për këtë arsye kishte thirrur në ndihmë dhe disa shokë të tij dhe së bashku kanë shkuar tek lokali i 66-vjecarit Rexhep Ismaili, ku në verandë kanë gjetur të ulur në tavolinë Rucin, Ismailin dhe 3 persona të tjerë, rreth familjar e shoqëror i tyre.

Menjëherë ka nisur një debat fizik me sende të forta mes palëve, duke pasur si objektiv kryesor nga pala tjetër pikërisht Tori Rucin. Pasi janë goditur me sende të forta, në një moment Rexhep Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve.

Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ç'TË MBETI, VIJ E BËJ UNË"/ Zbardhen fjalët e aktorit Robert Ndrenika për Veliajn në sallën e gjyqit
Previous article TRANSMETIMI LIVE I SEANCËS/ Rrëzohet kërkesa e Veliajt! Gjykata urdhëron fikjen e kamerave

s.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT