• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME PJESËMARRJE TË KUFIZUAR PËR SHKAK TË COVID-19/ Sot i jepet lamtumira e fundit arkitektit dhe piktorit Maks Velo
Home
Sociale

ME PJESËMARRJE TË KUFIZUAR PËR SHKAK TË COVID-19/ Sot i jepet lamtumira e fundit arkitektit dhe piktorit Maks Velo

8 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo, i cili prej ditësh ishte shtruar në QSUT pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ndërsa sot, Velos do t’i jepet lamtumira e fundit por me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë së koronvirusit. Arkitekti i njohur ka qenë shumë pranë publikut deri para pak muajve, pasi daljet e tij në media kanë qenë të shpeshta. Maks Velo, përveç se një arkitekt, piktor, prozator e publicist ka qenë dhe një qytetar i angazhuar.

Shpesh herë ai është përfshirë në debate për të ardhmen e artitekturës dhe urbanizimit të qytetit dhe ka shprehur kundërshtitë me vendimet që janë marrë nga autoriteteve.

Ndërkohë Ministria e Kulturës ka njoftuar se kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve  të këtij institucioni.

“Maks Velo ishte njeri i lirë. Ai sfidoi sistemet dhe institucionet në emër të lirisë. Ai u nda nga jeta në këto ditë të pazakonta, ku si për ironi “liria” i është privuar njerëzimit mbarë. Në kushtet e distancimit social, Ministria e Kulturës, do të presë sot, nderimet e fundit, ndonëse në mungesën e tij fizike. Në mënyrë simbolike, kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, arkitektin, piktorin e shkrimtarin, është i ftuar, në shenjë homazhi e respekti, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve të Ministrisë së Kulturës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kush ishte Maks Velo?

Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku ai kaloi edhe fëmijërinë. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg për shkak të veprës dhe mendimeve të tij.

Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi e publicistikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Testimi i 20 mostrave nga ISHP, del pozitiv me COVID-19 farmacisti në Fier
Previous article “MOS BËRTIT"! Infermieria përdhunohet nga emigranti në stacionin e autobusit në Itali: Sapo kisha dalë nga puna

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë Aktualitet

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë

"MË QËLLUAN PRINDËRIT"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz Aktualitet

"MË QËLLUAN PRINDËRIT"/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT