Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është mes atyre opozitarë që policia i referoi në SPAK, pas tensioneve të një ditë me parë në Parlament, ku në oborrin e këtij institucioni u dogjën edhe karriget.
Por mesa duket këtë kallëzim, deputetja Kryemadhi e ka marrë me shumë sportivitet. Në rrjetet sociale, ish-kryetarja e LSI ka publikuar një video, ku shfaqet duke kërcyer, ndërsa shkruan: “Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”.


