• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME PISTOLETË E FISHEKË TË FSHEHUR NË TRUP/ Arrestohet 32-vjeçari në Mat. Pranga dhe 3 të rinjve për drogë
Home
Aktualitet
Kronikë

ME PISTOLETË E FISHEKË TË FSHEHUR NË TRUP/ Arrestohet 32-vjeçari në Mat. Pranga dhe 3 të rinjve për drogë

1 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Mat, pasi gjatë kontrollit i është gjetur e fshehur në trup një armë zjarri pistoletë, me 6 fishekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të shtuara në qark, policia ka arrestuar edhe shtetasit A. K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç (vëllezër) dhe F. K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë, Bashkia Dibër, pasi dyshohen se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë zonë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Kontrollet nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale Renea dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Mat është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje, ndërsa në Dibër, një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike cannabis.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit e trafikimit të narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, në një lokal në fshatin Urakë, Mat, është kapur në flagrancë shtetasi D. N., 32 vjeç, banues në fshatin Bruç, Mat. Gjatë kontrollit, iu gjet e fshehur në trup një armë zjarri pistoletë, me 6 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet nga shërbimet e përbashkëta policore kanë vijuar në disa zona të thella malore të qarkut Dibër, pasi disponohej informacion për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit në një zonë të thyer malore të Lurës janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç (vëllezër) dhe F. K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë, Bashkia Dibër. Këta shtetas dyshohen se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë zonë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike, si dhe kanë asgjësuar me anë të djegies pjesën tjetër të bimëve që ishin në proces tharjeje, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSION NË DIBËR/ "Mbushën" me kanabis malet në Lurë, arrestohen dy vëllezërit, në pranga edhe një 18-vjeçar
Previous article INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË/ Balla: Transformimi i Ballshit po ecën me ritmet e duhura

Delo.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT