• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME PISTOLETË DHE MAKINË TË BLINDUAR/ Kapet “i forti” nga Kruja, Policia nxjerr detajet
Home
Aktualitet
Kronikë

ME PISTOLETË DHE MAKINË TË BLINDUAR/ Kapet “i forti” nga Kruja, Policia nxjerr detajet

14 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 26-vjeçar nga Kruja është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i arrestuari është E. D.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues E. D. dhe pasagjer S. R., 59 vjeç, në Kashar, shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e blinduar, që drejtohej nga shtetasi E. D.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. R., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Driving”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet të blinduar, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, bizhuteri floriri, një shumë parash dhe automjeti i blinduar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në Kashar, një shtetas i armatosur po lëvizte me një automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driving”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. D., 26 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin S. R., 59 vjeç, në Kashar, shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e blinduar, që drejtohej nga shtetasi E. D.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. R., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZJARR"/ Nuk kursehet, aktori i famshëm amerikan ngacmon hapur vajzën e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit
Previous article TRAGJEDI/ Burri pëson atak kardiak në timon, merr para grupin e çiklistëve, 4 të vdekur e 5 të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset Aktualitet

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset

E PËSON KEQ/ I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër Aktualitet

E PËSON KEQ/ I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

OPERACIONI PËR NDËRTIME PA LEJE NË SARANDË/ Vetëdorëzohet në polici një tjetër person i shpallur në kërkim Aktualitet

OPERACIONI PËR NDËRTIME PA LEJE NË SARANDË/ Vetëdorëzohet në polici një tjetër person i shpallur në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT