• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME PIKËLIM DHE ZEMËR TË THYER”/ Sot i jepet lamtumira regjisores shqiptare, mesazhi prekës i motrës (FOTO)
Home
Aktualitet

“ME PIKËLIM DHE ZEMËR TË THYER”/ Sot i jepet lamtumira regjisores shqiptare, mesazhi prekës i motrës (FOTO)

14 November, 2019 k.autor Aktualitet

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores Arzana Kraja, që ndërroi jetë dje. Motra e të ndjerës, Gresa Kraja ka bërë të ditur se varrimi i regjisores do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës sonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Kraja në Facebook.

1

Trupi i saj i pajete eshte gjetur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë, ndërkohë Qendra Kinematografike e Kosovës ka konfirmuar se bëhet fjalë për Arzana Krajën.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Prokuroria e cila ka konstatuar se ka vdekur një grua.

Për Gazetën Express zyrtarë nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes, është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë, trupi është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit”, ka thënë Prokuroria.

Rreth rastit për Express ka folur edhe një dëshmitar sipas të cilit trupin e pajetë të Arzana Krajës fillimisht e kishte gjetur i dashuri i saj. Ndërkohë ai shton se të ndjerën e kishte parë një ditë më parë dhe se nuk kishte vërejtur asnjë ndryshim në sjellje dhe se ka qenë mirë.

Konfirmimin për vdekjen e ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës, i cili ka konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhej në përgjigjen e policisë.

Në anën tjetër, familjarë të saj kanë thënë për Express se nuk i dinë ende rrethanat por besojnë qe është vdekje e natyrshme, pasi që Kraja kohëve të fundit kishte pasur probleme me shëndetin. /GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA JASHTË SHTËPISË SË BARDHË/ Erdogan në Washington: Rezoluta e Kongresit për gjenocidin ndaj armenëve e turpshme
Previous article NË ’44-ën DENONCOI KOMUNIZMIN/ Historia e panjohur e juristit që vuajti 15 vjet burg dhe punoi karrocier…

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT