Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhunën që ushtroi ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij.
Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në Policinë Rrugore të Vlorës tha se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave.
Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar. Kur kam shkuar pas disa ditësh për të kërkuar pamjet nëpër biznese, mu tha se mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë”, thotë Llacaj për gazetarin Enrik Mehmeti.


