Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetëve të opozitës sipas të cilëve, kreu i qeverisë është pritur me protesta në Kukës. Ironik në një postim në tëitter, të cilët duket se kryeministri ka zgjedhur ta përdorë gjithnjë e më shpesh ndaj opozitës, Rama shkruan se kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje e dëbofshi qeverinë deri në qershor.
😂 Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit😂Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje😉e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria😁 pic.twitter.com/ZSoqpALcMY
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2018
Postimi i Plote:
“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje😉e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria😁”


