Quhet Mikel Kasaj, i riu qe u arratis nga Gjykata e Vlores, pak pasi kjo e fundit dha vendimin ne ngarkim te tij.
Mikel Kasaj, ky qe shihni ne foto ishte arrestuar per heqje te paligjshme te lirise se personit.
Mikel Kasaj.
Ai ka mundur t’i shpetoje mbikeqyrjes se policise, pak pasi gjykata dha vendimin per denimin ndaj tij. Ai u denua me 3.4 vite burg, pasi perfitoi nga gjykimi i shkurtuar.
Mesohet se Kasaj ia ka mbathur me vrap, pas dhenies se vendimit. Ka pritur dhenien e vendimit, e duke perfituar ne ate moment, qe thuhet se ka qene i paprangosur, ka kapercyer tavolinen dhe ka dale jashte salles. Policia eshte vene ne ndjekje.
Njoftimi i policise
Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.
Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë.
Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129.
Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.


