Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi, ka treguar mëngjesin e sotëm muskujt. Ai ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një video ku shfaqet teksa bën ushtrime në natyrë.
I veshur me pantallona të shkurta, bluzë dhe atlete, Maliqi shfaqet teksa bën paralele. Ndërsa në kokë mban një kapele të zezë.
Me këtë video, deputeti i opozitës ka vendosur që t’i urojë popullit shqiptar një javë të qetë. “Ju uroj fundjave te qete dhe me energji??”, shkruan Maliqi krahas videos, ku ka marrë shumë pëlqime dhe komente.
Ju uroj fundjave te qete dhe me enrgji🙏💪.
Gepostet von Lefter Maliqi am Freitag, 28. August 2020


