• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME NJË SAKTËSI TË FRIKSHME/ Ja si inteligjenca artificiale parashikon vdekjen
Home
Mister

ME NJË SAKTËSI TË FRIKSHME/ Ja si inteligjenca artificiale parashikon vdekjen

8 April, 2019 k.autor Mister

Teknologjia fiton çdo ditë e më shumë terren në mjekësi. Një nga aplikimet më të fundit është ai në parashikimin e vdekjes së një njeriu. Shkencëtarët kanë trajnuar një sistem të inteligjencës artificiale për të vlerësuar një dekadë të të dhënave të përgjithshme shëndetësore të paraqitura nga më shumë se gjysmë milioni njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat e u ngarkuan në sistem, i cili parashikoi nëse individët rrezikoheshin nga vdekja e parakohshme – me fjalë të tjera, nëse mund të vdisnin më herët se jetëgjatësia mesatare – nga sëmundje kronike.

Parashikimet e vdekjeve të parakohshme që bënë algoritmet rezultuan më të sakta se sa parashikimet e bëra nëpërmjet metodave të tjera, thotë autori i studimit, Stephan Ëeng, i Universitetit të Notingamit në Britani. Për të vlerësuar gjasat e vdekshmërisë së parakohshme të njerëzve të përfshirë në studim, studiuesit testuan dy lloje të inteligjencës artificiale: “learning deep,” në të cilën rrjetet e shtresuara të përpunimit të informacionit ndihmojnë një kompjuter për të mësuar nga shembujt; dhe “random forest”, një opsion më i thjeshtë i inteligjencës artificiale që kombinon modele të shumëfishta, për të shqyrtuar rezultatet e mundshme.

Në fund, studiuesit i krahasuan përfundimet e modeleve të inteligjenës artificiale me rezultatet nga një algoritëm standard, i njohur si modeli Cox. Duke përdorur këto tre modele, shkencëtarët vlerësuan të dhënat në Biobank të Britanisë së Madhe – një bazë të dhënash me akses të hapur për të dhënat gjenetike, fizike dhe shëndetësore – të paraqitura nga më shumë se 500 000 njerëz në vitet 2006-2016. Gjatë asaj kohe, gati 14 500 pjesëmarrës vdiqën nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe ato të rrugëve të frymëmarrjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË VERI/ Haradinaj: Dilni dhe votoni masivisht
Previous article SITUATA POLITIKE/ Zv. ndihmës sekretari i shtetit amerikan mbërrin në kryeministri

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT