Kryeministri Edi Rama ka promovuar edhe këtë të mërkurë platformën e bashkëqeverisjes (Shqipëriaqëduam.al) me qytetarët.
Rama prezantoi disa nga rastet që kanë marrë zgjidhje dhe në fund të tyre tha se kishte shumë kohë që po përpiqeshin për të gjetur një slogan për të reklamuar platformën dhe së fundmi e kishin gjetur.
Kryeministri tha se slogani i platformës do të jetë “Me një klik gjen një mik”, dhe shtoi se është “mik që ta zgjidh problemin”.
“Në gjithë këtë përpjekje për të promovuar platformën, më duket se e kemi gjetur sloganin e reklamës. “Me një klik gjen një mik”, kjo është shqipëriaqëduma.al, “Me një klik gjen një mik”, meqë shqiptarët vdesin për të gjetur një mik, me një klik gjen një mik dhe mik tamam, mik që ta zgjidh problemin dhe thotë po dhe s’ta bën dhe të merr lekë”, tha Rama.


