Arrestimet e bëra nga policia ishin një sinjal se “forca e ligjit” funksionon dhe nuk i trembet asgjëje edhe nëse ti je i veshur me pushtet. Gjatë operacionit të mbrëmjen e së dielës në të gjithë vendi për kapjen e grupit “Avdyli” të cilët u shoqëruan nga policia 3 vëllezërit Avdyli dhe miq e familjarë të tyre. E bujshme qe edhe arrestimi i ish deputetëve të PS të cilët, u akuzuan për fallsifikim dokumentash dhe marrje ryshfeti.
Prokuroria në bashkëpunim me policinë e shtetit i përgjuan grupin Avdyli nga ky përgjim dolën edhe emrat e Arben Ndokës, Arben Çuko, Lulzim Berisha, grupi “BAJRI” dhe sportisti i njohur Elis Guri. Është si ajo thënia e famshme “me një gur u vranë 23 zogj”.
Por cila ishte lidhje midis grupit “AVDYLI”, Lul Berishës, Arben Çukos, Vëllezerve Ndoka , Bajrajve dhe sportistit tëllezerve Ndoka , Bajrajve dhe sportistit të njohur Elis Guri.
1.Grupi “Avdylaj”
U godit nga policia gjatë fundjavës ku rezulton tës ku rezulton të jetë i përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës .
Roli i Lulzim Berishës
Ish-kreu i bandës së Durrësit dyshohet të jetë pjesë e këtij grupi, si garanti për drogën e cila u kap në Has. Ai mendohet se do ishte garantuesi i sasisë së kokainës e cila kishte si destinacion Gjermaninë.
Lidhja me ish-deputetët
Një ish anëtar i grupit Avdylaj i kërkon Arben Çukos me detyrë Drejtor i përgjithshëm i burgjev e që ta transferojë në këmbim të 3 mijë eurove dhe një makinë.
Vëllai i Arben Ndokës i cili ishte në përgjim nga policia si pjesë e grupit “Avdulaj” në përgjimet e bëra u pa se ai dhe vëllai ish deputeti Ndoka kishin fallsifikuar dokumenta të pronave në Ranën e Hedhun.
Lidhja me Bajrat
Lidhja e këtij grupi me “Bajrat” grupi kriminal të cilët u arrestuan disa ditë më parë, nga policia për shkak të krimeve të bëra në qytetin e Shkodrës. Në përgjimet e bëra për grupin “Avdylaj” dalin edhe lidhejet e tyre me Bajrat.
/Alpenews.al






