Ekspertët e sigurisë kompjuterike kanë zbuluar së fundmi një problem të quajtur “GhistTeam”, i cili i dedikohet emrave të përdoresve që vjedhin fjalëkalimet në Facebook. Janë së paku 56 aplikacione në dyqanin Google Play. Këto aplikacione shtiren si forma të ndryshme të argëtimit, pastrimit të telefonave, aplikacione për baterinë, kompasin, skanerit dhe kodeve QR, si dhe shkarkimeve të videove.
Siç ndodh rëndom, këto aplikacione nuk përmbajnë kod me qëllim të keq, prandaj dhe lejohen në Google Play. GhostTeam është zbuluar nga Avast dhe Trend Mirco e besohet se është punë e një vietnamezi, pasi gjuha vietnazeme është përdorur për të shkruar kodin e kompjuterit.
Ato mbledhin informacione rreth pajisjes, vendndodhjen, gjuhën dhe parametrat e shfaqjes. Kërkojmë shumë shpesh kyçje në formë verifikimi dhe kur ju të shkruani emrin e përdoruesit dhe kodin, ato të dhëna do t’i dërgohen autorit të virusit.



