• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË NË FUND NJË SAMIT PA RUSËT”/ Donald Tusk thumbon Viktor Orbán: Lehtësim i madh për liderët e BE-së që nuk kemi një të tillë në sallë
Home
Nderkombetare

“MË NË FUND NJË SAMIT PA RUSËT”/ Donald Tusk thumbon Viktor Orbán: Lehtësim i madh për liderët e BE-së që nuk kemi një të tillë në sallë

24 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka tërhequr vëmendjen gjatë një deklarate për mediat nga Qiproja, në kuadër të një samiti informal të liderëve të Bashkimit Evropian, duke thënë se mes liderëve evropianë ndjehet “një lehtësim i madh” sepse “për herë të parë pas shumë vitesh nuk ka rusë në sallë”.Sipas interpretimit të mediave ndërkombëtare, Tusk i referohej mungesës së kryeministrit hungarez Viktor Orbán në disa takime të fundit evropiane, pas zhvillimeve politike në vendin e tij, si dhe qëndrimeve të konsideruara pro-ruse të Ficos.

Më pas, kryeministri polak u përpoq të zbusë deklaratën duke e quajtur “thjesht një shaka”.

Ai e përsëriti më vonë mesazhin në rrjetin social X, duke shkruar “nuk ka rusë në sallë”, pa përmendur drejtpërdrejt Ficon apo Orbanin.

Robert Fico ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj politikës së BE-së për Ukrainën, duke u përplasur shpesh me linjën zyrtare të Brukselit. Ndërkohë, pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari dhe largimit të ndikimit të Viktor Orbánit nga posti i kryeministrit, ai shihet si një nga figurat më të izoluara në Këshillin Evropian.

Diplomatë dhe zyrtarë të BE-së, të cituar nga mediat ndërkombëtare, kanë folur për një “atmosferë krejtësisht të re” në Bruksel, ku disa dosje të bllokuara prej kohësh, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë, zgjerimin e BE-së dhe ndihmën për Ukrainën, po marrin sërish rrugë përpara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI DUKE MBROJTUR EUROPËN"/ Zelensky: Ukraina ka nevojë për anëtarësim të plotë në BE, jo simbolik
Previous article VENDIMI/ Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, ja si llogaritet dhe sa është masa!

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT