• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MË NË FUND/ Instagrami sjell risinë që e duam të gjithë
Home
Teknologji

MË NË FUND/ Instagrami sjell risinë që e duam të gjithë

30 November, 2018 F.autor Teknologji

Instagram lançoi një opsion të ri për Instagram Stories, i cili quhet “Close Friends” dhe konsiston në publikimin e postimeve në Instagram Stories vetëm për një listë të përzgjedhur miqsh. Ja si do të duket në kryefaqet e miqve tuaj.

Le të themi që ju bëni gjëra që nuk doni t’i ndani me gjithë njerëzit që keni në Instagram. Ndoshta postoni foto duke ~pirë cigare~ dhe nuk doni që t’i shohin prindërit tuaj. Ndoshta postoni pafund foto të maces dhe e dini që askush, përveç shokëve të ngushtë, s’do t’ia dijë. Ne s’e dimë me ç’merresh ti.

Lajme të mira për ty dhe jetën tënde të dyfishtë. Tani mund të bëni një listë me shokët e ngushtë me të cilët mund të ndani postime në Story.

Kur doni të postoni diçka në Story, zgjidhni ikonën e gjelbër që lexon “Close Friends” shkruan buzzfeed.

Listën mund ta përpiloni në menunë kryesore të profilit tuaj.

Pyetje që mund të keni.

-A do e dinë shokët e mi të ngushtë që janë në listë?

Po. Kur të shohin postimet tuaja në Story, do të paraqitet një pikë e gjelbër. Gjithashtu, kur postimi juaj të jetë rreshtuar me Stories e tjera në krye, do të ketë një rreth të gjelbër rrotull.

-A mund ta redaktoj listën më vonë?

Po, mund të shtosh ose të heqësh njerëz.

-A do të njoftohet shoku im nëse e heq nga lista?

Jo, nëse i hiqni nga lista do të duket thjesht sikur s’postoni më vetëm për grupimin e shokëve të ngushtë.

-A mund ta përdor këtë opsion për të bërë postime më private në profil?

Jo, vlen vetëm për postimet në Story.

-A mund të bëj disa lista?

Jo, mund të bëni vetëm një listë me shokë të ngushtë.

-Po nëse dua t’i shtoj në Highlights?

Nëse shtoni një postim nga Close Friends në Highlights, postimi është i dukshëm vetëm për miqtë në listë.

-A do të ruhen këto postime në arkivën e profilit tim?

Po, do të ruhen dhe do të jenë të etiketuara me të gjelbër.

-Kur mund ta përdor këtë opsion?

Sapo të vijë përditësimi i ri në celularin tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEMËT E ZEZA TË KRISHTLINDJEVE/ Trendi më i ri i festave të fundvitit (FOTO)
Previous article KRIJON SHUMË ARMIQ/ Dani Alves: Ky është turpi më i madh që kam parë

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT