• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË NDIHMONI TË GJEJ VAJZËN”/ Fjalët drithëruese të nënës: Është gënjyer. Kejsi hape telefonin, më thuaj që je gjallë
Home
Breaking News

“MË NDIHMONI TË GJEJ VAJZËN”/ Fjalët drithëruese të nënës: Është gënjyer. Kejsi hape telefonin, më thuaj që je gjallë

4 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dhimbja e saj si nënë për mospasjen dijeni se çfarë ka ndodhur me vajzën e saj dhe ndjekja e kësaj çështje nga emisioni  i “Pa Gjurmë” në Report Tv, ka bërë që nëna e njërës prej 16-vjeçares së larguar nga shtëpia që prej 1 janarit 2021 të marrë në telefon në emisionin që po jepej live në Report Tv.

Nëna e Kejsi Ahmetaj, Aida ka bërë apel që ta ndihmojnë të gjejnë vajzën dhe të njoftojnë policinë. Ajo ka hedhur dyshime se ajo mund të jetë gënjyer dhe rrëmbyer me qëllim trafikimin. Në një lidhje telefonike për emisionin “Pa Gjurmë”, nëna e Kejsit Ahmetaj, me lot në sy, kërkon që kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e tyre apo që i ka parë të lajmërojnë policinë. Ajo gjithashtu shprehet se edhe nëse vajza mund të jetë larguar vetë nga banesa të hap telefonin dhe t’u thotë të paktën prindërve që është gjallë. Nëna shprehet se Kejsi është e sëmurë dhe prej 4 ditësh nuk ka marrë mjekimet e saj për astmën.

“Vajza ime nuk ikën nga shtëpia. Dyshoj se mund të jetë rrëmbyer dhe trafikuar. Në këto momente ku nuk të shkon mendja. Ju lutem kujtdo që mund t’i ketë parë të na lajmërojë ne ose policinë, më ndihmoni të gjej vajzën. Nga kontrollet që kemi bërë në banesë kemi vënë re se mungon karta e identitetit. Kam frikë se e kanë gënjyer bashkë me shoqen dhe mund  t’i kenë trafikuar. Ata ishin shoqe që nga 9-vjeçarja dhe shtëpitë tona nuk janë larg. I bëj thirrje kujtdo të më ndihmojë ta gjejë. I bëj thirrje dhe Kejsit që nëse më dëgjon të lutem të hapë telefonin dhe të më thotë se është gjallë. Ajo është e sëmurë me astmë, dhe që prej 1 janarit nuk i ka marrë mjekimet e saj”, thotë me lot në sy nëna.

Dy vajza të mitura janë larguar nga banesat e tyre më 1 janar dhe nuk janë kthyer më. Vajzat Mojna Hajdaraj dhe Kejsi Ahmetaj, të moshës 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën, janë larguar nga banesat e tyre dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga ato.

Të miturat kanë lajmëruar prindërit se do të shkonin në banesën respektive të njëra-tjetrës për të uruar Vitin e Ri, por nuk ka ndodhur dhe kjo ka qenë dhe biseda e fundit me të miturat, pasi telefoni i tyre rezulton i fikur.

Policia e Tiranës është vënë në lëvizje për gjetjen e dy të miturave si dhe ka shpërndarë fotot e tyre në pikat kufitare për të shmangur ndonjë rrëmbim dhe kalim të paligjshëm të dy adoleshenteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTOJA/ Kjo është 16-vjeçarja e zhdukur që prej 1 janarit në Tiranë
Previous article VAZHDOJNË PUNIMET TEK RRUGA E ARBRIT/ Ura e fshatit Fshat u betonua gjatë festave, një nga veprat më të bukura në zonë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT