• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË NDIHMONI…”/ Përkthyesi komandove SHQIPTARE: S’meritoj të vritem nga Talebanët. Mos lejoni të më presin kokën
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË NDIHMONI…”/ Përkthyesi komandove SHQIPTARE: S’meritoj të vritem nga Talebanët. Mos lejoni të më presin kokën

19 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kaosin ku është përfshirë Afganistani pas largimit të ushtrisë amerikane dhe frikën që po mbjellin çdo ditë Talebanët tek bashkëpunëtorët e ushtrive të NATO-s, e sjell përmes kësaj interviste ekskluzive  me gazetarin e  Top Channel Muhamed Veliu,  një tjetër përkthyes afgan,  i cili ka ndihmuar misionet ushtarake shqiptare atje.

I dëshpëruar nga situata që ndodhet  ai apelon për ndihmën tek autoritetet shqiptare.

“Unë kam punuar për dy vite e gjysmë me djemtë shqiptarë. Njëri prej tyre ishte në rrolin e komandantit drejtues për mua. Unë u siguroja informacione që ata të ishin të sigurt. Ne ishim në Kabul,  por informacioni kishte të bënte për zona të ndryshme dhe vinte nga burime të ndryshme për të parandaluar sulmet ndaj ushtarakëve shqiptarë dhe të tjerëve anëtarë të NATO-S”.

Përkthyesi komandove shqiptare na tregon si është duke i përjetuar këto ditë nën pushtetin e Talebanëve.

“Është një situatë katastrofike. Talebanët janë kudo. Unë nuk mund të dal nga shtëpia për të blerë ushqime apo për të bërë diçka tjetër. Jam i bllokuar në shtëpi. Nuk kemi energji elektrike. Nuk kemi asgjë. Është kaos.  Ne patëm disa ushqime në formë rezerve nga java e shkuar dhe atë jemi duke përdorur për momentin”.

Përmes Top Channel ai bën këtë apel për miqtë e tij ushtarakët  shqiptarë dhe qeverinë e e vendit tonë.

“Unë i kërkoj të më nxjerrin nga këtu. Ne i ndihmuam ata në kohë të vështira duke i shpëtuar jetën. Tani është koha të na shpëtojnë jetët tona. Nëse Talebanët do të më kapin ata nuk do të kursehen të më vrasin mua bashkë me familjen,  e gjitha kjo si pasojë e punës që kam bërë. Nuk kanë mëshirë për asnjë. Nëse më gjejnë mua,  si një person që ka punuar për amerikanët dhe shqiptarët jeta ime merr fund. I apeloj shqiptarëve. Ju lutem më ndihmoni. Ju kam ndihmuar në kohë të vështira.

Ne nuk e prismin që Kabuli të binte në duart e Talebanëve kaq shpejt. Unë isha duke punuar dhe papritur dëgjova që Talebanët mbërritën në Kabul. Që prej atij momenti s’kam dalë nga shtëpia.  Jeta ime është në rrezik. Kam dy fëmijë. Bashkë me gruan jemi afër vdekjes.  Unë bashkë me gruan dhe dy fëmijët  tanë nuk e meritojmë të vritemi nga Talebanët. A besoni se do të jetë një gjë e mirë që ne të vdesim në duart e Talebanëve duke na prerë kokat? Ju lutem ju lutem na ndihmoni ti mbijetojmë kësaj situate”.

Zëdhënësi Talebanëve Zubiullah Mujahid dy ditë më parë premtoi amnisti për bashkëpunëtorët e amerikanëve  por përkthyesi afgan shpjegon për Top Channel pse kjo nuk është e vërtetë.

“Ekzaktësisht unë nuk besoj në këtë pasi ata së fundmi kanë vrarë dy përkthyes dhe po kërkojnë shtëpi më shtëpi të gjejnë se kush ka punuar me të huajt. Talebanët këto ditë kanë vrarë dy komando afganë, përfshi të tjerë që kanë punuar për qeverinë. Nuk e besoj atë çfarë talebanët thonë pasi nuk do ti qëndrojnë atyre gjërave që thonë. Do të hakmerren”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Nuk ofrojnë alternativë politike, duan vetëm të nxisin urrejtjen!
Previous article ÇFARË PO NDODH? Në Kabul mes shumë modeleve mbulojnë dhe fytyrën e Beatrix Ramosaj

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT