Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka kujtuar sot vëllain e ndjerë, biznesmenin Eduard Leli, i cili u nda nga jeta një vit më parë, si pasojë e një sëmundje.
Me një shënim të ndjerë në facebook, ai shkruan se ka patur të vëllain gjithnjë pranë, në çdo moment të jetës dhe se boshllëkun e ikjes së tij “nuk e mbush dot asgjë”.
“Më mungon shumë, jo vetëm mua, por edhe shumë shokëve dhe miqve tanë, të cilët çdo ditë më flasin për ty, më tregojnë historitë dhe peripecitë që të karakterizonin ty”, shkruan ai mes të tjerash.
Postimi i plotë:
E fillova rrugën e jetës 50 vite më parë, ndersa ti ishe aty. Në çdo moment të jetës të kisha pranë, si rrallë herë vëllezër të tjerë, në njohjen time.
Sot, pas një viti që nuk je më, boshllëkun tënd nuk e mbush dot asgjë.
Më mungon shumë, jo vetëm mua, por edhe shumë shokëve dhe miqve tanë, të cilët çdo ditë më flasin për ty, më tregojnë historitë dhe peripecitë që të karakterizonin ty.
Falje pa fund shume dashuri… sot kemi vetëm boshllëk.
Jepje jetë nga jeta jote, sa më duket sikur harrove të mbaje ca më shumë për veten tënde… i paharruari Ed


