• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME MILIONA TË VRARË NË KONGO/ Lufta për “tokën e artë”, mineralet përfshijnë edhe Amerikën
Home
Nderkombetare

ME MILIONA TË VRARË NË KONGO/ Lufta për “tokën e artë”, mineralet përfshijnë edhe Amerikën

9 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Lindja e pasur me minerale e Republikës Demokratike të Kongos është zhytur në konflikt prej më shumë se tre dekadash. Që nga gjenocidi në Ruanda në vitin 1994, një mozaik grupesh të armatosura kanë konkuruar me pushtetin qendndror për territor, influencë dhe mbi të gjitha për kontrollin e pasurive që mund të ndryshojnë fatin e një kombi të tërë.

Kjo pasiguri ka përfshirë vazhdimisht edhe shtetet fqinje duke shpërthyer në dy luftra të mëdha në vitet 90 që historia i njeh sot si luftrat botërore të Afrikës me miliona viktima.

Tensionet shpërthyen sërish në fillim të vitit 2025, kur rebelët e M23 nisën një ofensivë të rrufeshme në lindje të vendit duke marrë nën kontroll qytete strategjike. Goma, qytet me mbi 1 milion banorë dhe nyje kyçe tregtare pranë kufirit me Ruandën, ra në duart e tyre në fund të janarit. Pak javë më pas rebelët morën edhe Bukavun, kryeqendrën e Kivut jugor. Qindra mijëra persona u zhvendosën, mijëra të tjerë u vranë, ndërsa M23 kërcënoi se mund të marshonte deri në Kinshasa, 2600 km larg.

Udhëheqësit e Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos kanë nënshkruar një marrëveshje paqe të ndërtuar nga SHBA në një përpjekje për të ndaluar konfliktin. Por, a do të ndalen luftimet? Grupi M23 udhëhiqet nga tutsi etnik, të cilët thonë se duhej të merrnin armët për të mbrojtur të drejtat e minoritetit të tyre. Ata pretendojnë se disa marrëveshje të mëparshme për t’i dhënë fund dekadave luftime nuk janë respektuar dhe marrin emrin nga një marrëveshje paqeje që u nënshkrua me një grup rebelë të udhëhequr nga tuit më 23 mars 2009.

Menjëherë pas krijimit në vitin 2012, M23 fitoi me shpejtësi territor dhe pushtoi gomën. Akte që u pritën me kritika ndërkombëtare dhe akuza për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut u detyrua të tërhiqej nga goma dhe më pas pësoi një seri humbjesh të rënda nga ushtria kongoleze. Së bashku me një forcë të OKB-së që e pa atë të dëbohej nga vendi. Luftëtarët e M23 më pas ranë dakord të integroheshin në ushtri në këmbim të premtimeve se tutsit do të mbroheshin.

Por, në vitin 2021 grupi mori sërish armët duke thënë se premtimet ishin thyer. Zyrtarisht marrëveshja e re e paqes e nënshkruar nga Uashingtoni i përket dy shteteve, Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, jo vetë M23-shit dhe kjo është pjesa më e debatueshme.

Ka prova dërmuese se Ruanda po e mbështet M23-shin. Vitin e kaluar një grup ekspertësh të OKB-së tha se deri në 4.000 trupa ruandeze po luftonin krah për krah me rebelët. Ata gjithashtu deklaruan se ushtria e Ruandës ishte nën kontroll de fakto të operacioneve të M23. Republika Demokratike e Kongos, SHBA, Britania dhe Franca po ashtu pretendojnë se Ruanda po mbështet Më23in.

Ndërkohë, lideri i M23, Sultani Makenga, është një tutsi kongolez që më parë ka luftuar me ushtrinë e Ruandës. Qeveria në kryeqytetin e Ruandës Kigali mohon të ketë dhënë ndonjë mbështetje financiare apo ushtarake për M23. Ata thonë se kanë marrë masa mbrojtëse për të mbrojtur territorin ruandez. Me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes në Uashington bëhet edhe më e vështirë për Ruandën të mohojë se është e përfshirë në konflikt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË VRARË MOS E KËRKONI"/ Zhdukja e Miklovan Dakajt në Spanjë, dëshmia e babait të tij: Kishte dalë për kafe...
Previous article KUJDES! Konsumi i çajit ose kafesë në gota kartoni, rrezik për...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT