Të gjithë po ndjekin me vëmendje zhvillimet tronditëse, pas përplasjes tragjike të trenit në Tempi.
Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë dhimbjen dhe trishtimin e përjetuar nga shoqëria greke në njëzet e katër orët e fundit, me mendimet e të gjithëve tek njerëzit, jeta e të cilëve ndryshoi në mënyrën më fatale.
Qytetarët e thjeshtë nxitojnë për të ndihmuar dhe mbështetur në çdo mënyrë familjarët, miqtë e viktimave, të zhdukurve dhe të plagosurve, me mesazhe dhe veprime pozitive dhe optimizmi.
Duke përdorur çantat e tyre të shkollës si një “mjet vizual”, ata zgjodhën një frazë të thjeshtë por thelbësore që përmbledh dashurinë, kujdesin dhe ankthin e çdo prindi ndaj fëmijës së tyre, duke formuar shënimin e mëposhtëm lakonik: ”Më merr kur të mbërrish”.


