Me kokën ulur dhe maskë anti Covid është paraqitur para gjykatësve autori i vrases së Behar Sofisë, Ernejt Shyti.
Seanca ka nisur për katër të arrestuar Ernejt Shyti, dhe tre bashkëpuntorët Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.
Sot ata do të njihen me masën e sigurisë. Prokuroia e Tiranës ka çuar kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së arrestit në burg për veprën penale “vrasje me paramendim” për katër të arrestuarit.
Kujtojmë që në mëngjesin e 25 shkurtit në mes të Tiranës pranë Piramidës u ekzekutua Behar Sofia. Ernejt Shyti pasi qëlloi Sofinë, mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës. Autori u arrestua pak ditë më parë në Mal të Zi.




