• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME MAKINË TË VJEDHUR DHE…/ Kush është ish-i dënuari i arrestuar. Tentoi të vriste…
Home
Aktualitet
Kronikë

ME MAKINË TË VJEDHUR DHE…/ Kush është ish-i dënuari i arrestuar. Tentoi të vriste…

25 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Kallëzimi i një shtetasi italian për një makinë të vjedhur disa muaj më parë, bëri që Policia e Tiranës të arrestonte një person, që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, të cilit iu gjet edhe një armë pa leje.

Burime zyrtare të Policisë thanë dje se u arrestua 27- vjeçari Endrit Sina, ish-i dënuar për tentativë vrasje, i hetuar edhe për disa ngjarje të tjera në Tiranë. Arrestimi i tij u krye në afërsi të “Komunës së Parisit”, kur forcat e Komisariatit nr.2 po gjurmonin një makinë tip “Alfa Romeo”, që ishte denoncuar e vjedhur në Itali, disa muaj më parë.

Në momentin që është rrethuar nga forcat policore, i riu ka tentuar të arratiset, duke braktisur makinën dhe ka nisur të vrapojë nëpër rrugicat e zonës. Policia i është vënë në ndjekje dhe në këtë kohë ai ka hedhur në tokë një pistoletë, të cilën e mbante pa leje e brenda pak sekondash është prangosur. Burimet thanë se Endrit Sina njihet nga Policia e Tiranës si një personazh problematik, i përfshirë në disa ngjarje, në një prej të cilave ka mbetur edhe vetë i plagosur rreth 6 vite më parë. Ndërsa për shumë të tjera ka qenë person nën hetim, por për shkak se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme, nuk është arrestuar. Përveç një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2014, kur ai u ndalua pasi plagosi me armë zjarri një vajzë dhe u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë.

OPERACIONI Policia e Tiranës njoftoi dje se shërbimet e Komisariatit nr.2, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se nëpërmjet mashtrimit shtetasi E.P, 40 vjeç, i kishte marrë automjetin “Alfa Romeo” në Itali dhe nuk ia kishte kthyer më, organizuan punën për gjetjen e automjetit. Shtetasi i huaj kishte bërë fillimisht kallëzim në Itali, por pasi GPS i automjetit tregonte vendndodhjen në Shqipëri, kishte mbërritur në Tiranë, ku kishte denoncuar të njëjtën ngjarje.

Ai ka pohuar se disa muaj më parë, shtetasi E.P., i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia dhe rezulton jashtë vendit, i ka marrë me qira makinën “Alfa Romeo” dhe nuk ia ka kthyer më. Policia tha se, si rezultat i punës dhe informacioneve të grumbulluara, në rrugën “Bilal Golemi” shërbimet e Komisariatit nr.2 kanë konstatuar automjetin, ku dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri, pistoletë “TT”.

“Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, të shtetasit Endrit Sina, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për ‘Vrasje’ mbetur në tentativë. Gjithashtu, është bërë shpallja në kërkim për veprën penale ‘Mashtrim’ e shtetasit E.P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dh

arrestuari u plagos në 2013-n, një vit më pas tentoi të vriste një vajzë

Për Policinë e Tiranës, Endrit Sina, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje, është një personazh i njohur, i përfshirë në disa vepra penale. Në dosjet e Policisë, kryesisht ato të Komisariatit nr.2, që e ka hetuar disa herë, Sina rezulton i përfshirë në një ngjarje të ndodhur më 7 janar të vitit 2013, në afërsi të gjimnazit “Besnik Sykja”. Ai bashkë me dy vëllezërit e tij është përfshirë në një konflikt të ashpër fizik, bashkë me disa kushërinj me mbiemrin Dibra dhe një person tjetër me mbiemrin Kokojka.

Gjatë këtij sherri masiv, ku janë përdorur edhe armët e ftohta, mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe vetë Endrit Sina. Ndërsa një vit më vonë, më 13 mars të vitit 2014, ai fillimisht u shpall në kërkim si autor i dyshuar i një tentative vrasjeje, për moskallëzimin e së cilës u arrestua kushërira e tij. Për këtë ngjarje ai u arrestua disa ditë më vonë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në afërsi të ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, ku mbeti e plagosur 29-vjeçarja, Alma B.

Ngjarja dyshohej se kishte ndodhur pas një zënke që ajo kishte pasur me shefen e saj, e cila njëkohësisht kishte në pronësi edhe parukerinë ku ndodhi ngjarja. Ky dyshohej se kishte qenë motivi i sherrit që u mbyll me plagosjen me armë zjarri të 29-vjeçares nga Endrit Sina, i afërm i administratores së Call Center.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë në atë kohë se, lidhur me ngjarjen, ishte arrestuar për moskallëzim krimi Orjona P., 27 vjeçe, e cila ishte administratore e Call Center, ku punonte e plagosura, si dhe ishte shpallur në kërkim Endrit Sina, autor i dyshuar i plagosjes. Policia e pati klasifikuar ngjarjen si vrasje të mbetur në tentativë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTET E MANDATIT TË ARDHSHËM/ Veliaj: Jo mësim me turne, më shumë...
Previous article PD E SHQETËSUAR PËR POZAT E GAZ BARDHIT/ Thirrje gazetarëve: Ja foto që duhet të përdorni

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT