• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME LOT NË SY PËR…”/ Historia e 75-vjeçares nga Çamëria: Dua të kem një pasaportë shqiptare sepse…
Home
Sociale

“ME LOT NË SY PËR…”/ Historia e 75-vjeçares nga Çamëria: Dua të kem një pasaportë shqiptare sepse…

12 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Hatixhe Isufi ka lindur në Arpice të Çamërise dhe që prej moshës 2-vjeçare jeton në Vlorë, por nuk mundet të pajiset me pasaportë.

“Unë jam shqiptare. Kam lindur në Çamëri, por ngaqë kishim kombësi shqiptare, greku na largoi. Si të gjithë çamët, jo vetëm mua. Në Vlorë jam rritur e kam krijuar familje, por sot që kam nevojë për një pasaportë shqiptare nuk më jepet sepse kam lindur atje. Pse të më hiqet mua kjo e drejtë?”, u shpreh e shqetësuar 75-vjeçarja.

Nga zyrat e Gjendjes Civile të Njësisë numër 4, Hatixheja është pajisur me letërnjoftim në vitin 2009, por me ligjin e ri nuk mund të pajiset me pasaportë për shkak të vendlindjes.

“Unë sot kërkoj vetëm pasaportën që të jem e lirë dhe të mos jem e izoluar në Vlorë!”, bëri thirrje denoncuesja. Marrëveshja e toponimeve të vitit 2014 duhet ta zgjidhte këtë situatë, por mesa duket gjithçka ka mbetur në letër.“Për pjesën e Çamërisë nuk ka akoma një marrëveshje, udhëzim të saktë, por duhet të rregullohet në bazë të aktit të lindjes”, u shpreh punonjësja e gjendjes civile, e cila u sugjeroi komunikimin me Drejtorinë e Përgjithshme për një përgjigje më korrekte.

Por 75-vjeçarja kërkon të drejtën e saj, pasi është shqiptare dhe meriton të ketë pasaportën biometrike shqiptare. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në muajin Maj të vitit 2014 deklaroi se kishin arritur marrëveshjen me shtetin grek për toponimet, në mënyrë që qytetarët të lëviznin pa asnjë problem.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u tha se çështja e Hatixhe Isufit u zgjidh, por nuk mund të dilnin publikisht për të ruajtur stabilitetin e marrëdhënieve me shtetin fqinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meghan Markle e PRANON publikisht: Më mungon shumë aktrimi...
Previous article Ushtarakja më SEKSI/ Lë punën për 100 mijë dollarë në Instagram (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT