• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ME LITARIN NË FYT/ Diplomatja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në Nju Jork
Home
Nderkombetare

ME LITARIN NË FYT/ Diplomatja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në Nju Jork

2 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Diplomatja 38 vjeçare nga Maqedonia e Veriut në Kombet e Bashkuara është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan në Nju Jork, njofton Fox News TV. Mediat në Shkup raportojnë se bëhet fjalë për diplomaten me inicialet M.V. 38-vjeç dhe është konfirmuar gjithashtu edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i pikëllueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë rast dëshirojmë t’i shprehim ngushëllim të thellë familjes dhe më të afërmve, dhe në emër të të gjithë kolegëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët humbën një mik të afërt dhe përfaqësues punëtor shumëvjeçar dhe të përkushtuar të diplomacisë” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Policia e gjeti diplomaten me një litar rreth qafës dhe ilaçet kundër depresionit, pa shenja dhune.

Fqinjët thonë se janë të befasuar nga vdekja e diplomates.

“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mirë” tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.

Ai shtoi se diplomatja jetonte vetëm në një apartament në katin e katërt dhe e përshkroi atë si një person të qetë.

Ai isht edhe personi që thirri policinë pasi nuk mori përgjigje nga ajo dhe gjetën trupin e pajetë të një gruaje 38-vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA QË TIRANA DHE PRISHTINA TË DALIN KAMPION"/ Portieri Bekaj: Ju tregoj ndeshjen e veçantë dhe dëshirat
Previous article RRËFEN DEBUTIMIN E ÇUDITSHËM NDAJ JUVENTUS/ Trajneri i ri i Dinamos: Deri atëherë kisha luajtur vetëm me figurat Panini të Kabrinit

F.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT