Gjatë emisionit “Studio e Hapur”, që nga mbrëmja e sotme do të transmetohet edhe te enjteve në News 24, moderatorja Eni Vasili e ka pasur pak të vështirë të inkuadrojë liderin e PD-së Lulzim Basha në axhendën e pyetjeve të saj. Pavarësisht ndihmës dhe ndërhyrjeve të analistit Lubonja e gazetarit Rakipllari, kreu i PD-së i shkoi deri në fund teorisë së tij.
Në disa raste duke ngritur zërin Basha u kap edhe me moderatoren Vasili. Ndërsa ajo u shpreh se Basha po bënte propagandë, kryedemokrati ndërhyri duke i kujtuar seancën e paradites dhe i tha: “Mos përhapni edhe ju kulturën e Ruçit”.
DEBATI NË “STUDIO E HAPUR”
Eni Vasili: Pse nuk dalin njerëzit në protestë?
Basha: Eni po shkon degë më degë. Po them një fakt që e di mjaft mirë ti, e ka thënë edhe PPE e vetmja forcë me program të mirë në këtë vend është PD. Ne kemi një program për shqiptarët, për fermerët, t’i mbështeteshim të kenë fitime njësoj si ata në Maqedoni.
Eni Vasili: Mos bëni propagandë
Basha: Unë nuk po ju fyej, nuk jemi bunkerë këtu
Eni Vasili: Mos flisni për detaje të programit
Basha: Po më dëgjoni mo se jeni tre me 1…Në një vend si Shqipëria që po zaptohet me koncesione mund të investonim për studentët, për fermerët, për sipërmarrjen. Ne jemi për një ekonomi të drejtë me pushtet të kufizuar. Unë dua ta mbaroj mendimin mos përhapni kulturën Ruçi edhe në këtë studio. Ti japim fund kësaj klisheje se ne jemi me program të kolauduar: Jemi për transparencë, për t’i dhënë fund monopoleve dhe koncesioneve, fund bashkëqeverisjes me krimin, taksa të ulëta, reformë në arsim.
Eni Vasili bën shenja
Basha: Ul pak duart që të ul edhe unë zërin…Kjo opozitë ka alternativë ne s’na lë një çimento kriminale


