Dame June Whitfield , aktorja e moshuar 93 vjeç vdiq në mënyrë natyrale më 29 dhjetor të vitit të kaluar , e cila u bë e njohur për rolin e saj në “Absolutely Fabulous”.
Homazhi për të u bë duke vendosur lule dhe mesazhe të ndjera jashtë kishës. Homazhi gjithashtu përfshiu një përzgjedhje të muzikës së preferuar të June duke përfshirë këngë nga Gershëin dhe Porter kënduar nga Ella Fitzgerald, Frank Sinatra, Louis Armstrong, Nat King Cole dhe Judy Garland.
Nuk kishte si të mos mungonte dhe një foto eJunes ku ajo shfaqej rrezatuese si dhe mbajtjen e trëndafilave të kuq dhe një frazë ku shkruhej: “ Më kujto me një buzëqeshje”.
Miqtë dhe antarët e tjetë të familjes duke përfshirë edhe Julia Saëalha u mblodhën jashtë kishës pas shërbimit, ku u bënë nostalgjike duke kujtuar se Dame donte që njerëzit të mos ishin të mjerë , por të lumtur , duke qënë gjithmonë në kërkim të saj.
Ylli I famshëm Julia Sawalha e vlerësoi June si një grua mahnitëse dhe e përsosur duke shtuar se ata po përpiqen të ndalin lotët pasi edhe vetë June nuk do donte që ata të qanin.
Fytyra të tjera të famshme në mesin e 300 pjesëmarrësëve ishin aktorja Nerys Hughes dhe transmetuesi Gyles Brandreth.
Përpara shërbimit të homazhit foli edhe vajza e Dame June Whitfield , Suzy Aitchison, e cila luajti në Jam dhe Jerusalem. Ajo u shpreh se ishte shumë e lumtur për të gjithë pjesëmarrësit që ndodheshin aty për të kujtuar mamanë e saj dhe që ishin veshur bukur duke e konsideruar si një festë ashtu siç në fakt ajo donte të ishte.
Të tjerë në të pranishëm përfshinin yjet si komediani dhe prezantuesi Roy Hudd, shkrimtari Gyles Brandreth dhe aktorja e Uellsit Nerys Hughes.
Reverend Debbie Smith, i cili udhëhoqi homazhin, tha: “Ne jemi duke mbajtur ekulibrin në mes të June si një grua e mrekullueshme që ishte pjesë e këtij komuniteti dhe kontribuoi mrekullisht, si edhe mes asaj si figurë publike”.