• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME KËTO DUAR DUA TË MBYS!” Jam aq shumë e mërzitur sa të vras, plas sherri në emision
Home
Breaking News

“ME KËTO DUAR DUA TË MBYS!” Jam aq shumë e mërzitur sa të vras, plas sherri në emision

30 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Alketa ka udhëtuar nga Greqia dhe në “Shihemi në Gjyq”, ajo kërkon drejtësi për vëllain e saj, i cili vuan dënimin në Greqi për vjedhje. Edliri, i cili është personi që ka tentuar të vjedhë në guroren në Sarandë, ka pranuar se ka gabuar kur ka përmendur emrin e vëllait të saj.

Debatet mes tyre ishin me tone shumë të larta, ku Alketa vazhdimisht ka përdor tone fyese dhe madje e ka kërcënuar Edlirin. Alketa kërkon drejtësi për vëllain e saj, sepse akuza e padrejtë po iu shkatërron familjen.

Alketa: Me ç’të drejtë e the emrin e vëllait tim?

Ardit Gjebrea: Një minutë të lutem Alketa. Ti nuk ke shkuar për të vjedhur atje?

Edlir: Nuk kam shkuar, unë thjesht kam kaluar atje. Ata pandehën se unë shkova për të vjedhur dhe më gjuajtën me armë.

Eni Çobani: Ti thua që unë kam qenë i pavetëdijshëm. Ti thua që kam 40 gëzhoja akoma në trup. Fat i madh që je akoma në jetë, sepse me 40 gëzhoja nuk e di nëse një njeri mund të jetojë.

Alketa: Po atë mendje ka ai dhe 40 ditë mos ta zinin, njeri i poshtër.

Eni Çobani: Në këto kushte ti ke thënë emrin e Florianit dhe ke thënë edhe një emër tjetër?

Edlir: E vërtetë!

Eni Çobani: Ky emri tjetër, nuk figuron në asnjë lloj gjykimi, përveç në një deklarimin tënd fillestar. Dhe unë dua të di, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, çfarë ka bërë me këtë emër? Pse nuk është futur në hetim? Pse nuk është dënuar nga gjykata? Ky është një problem shumë i madh jo vetëm i juaji, i drejtësisë, ligjit, prokurorit dhe i gjykatës. Janë të gjithë këtu të përfshirë, jo vetëm ju.

Edlir: Mua kur më plagosën ata, që më çuan në spital dhe kam ndjenjur 4 ditë në spital. Ata erdhën më pyesnin dhe unë nuk isha në gjendje që t’i ndaja gjërat me kë isha dhe me kë nuk isha.

Alketa: Si ore nuk ishe në gjendje ti? Emrin e vëllait tim e mbaje mend ti ore?

Edlir: Unë të thashë më erdhi ai në mendje.

Alketa: Pse s’të erdhi emri i vëllait tënd?

Edlir: Po nuk më erdhi se po të më kishte ardhur, do i kisha thënë dhe për vëllain tim. Do i kisha thënë dhe për ty po të më kishe ardhur si ide. Me atë kisha jetuar më shumë, kishim ngrënë bukë bashkë dhe ai më erdhi, nuk e bëra me qëllim.

Alketa: Pse nuk the emrat që ishin bashkë me ty?

Edlir: Oj motër!

 

https://youtu.be/79myYkYy-bI

Alketa: Mos më thuaj motër!

Edlir: Nuk e kam thënë me vetëdije.

Eni Çobani: Mirë që në momentin e parë ke qenë në efektin e ilaçeve, por gjatë gjykimit, je gjykuar gati 5-6 muaj, në asnjë moment nuk reflektove për të thënë të kundërtën?

Edlir: Mua s’më jepnin mundësi që të flisja, se po të më jepnin mundësinë të thoja me kë ishe…

Eni Çobani: Si nuk të kanë pyetur asnjëherë, gjatë gjykimit tënd?

Edlir: Nuk më kanë pyetur, se po të më pyesnin nuk diskutohet ai muhabet.

Alketa: Kujt i thua këto gënjeshtra ti ore?

Ardit Gjebrea: Prit, prit!

Edlir: Unë nuk po them të vërtetën, nuk di unë gënjeshtra.

Alketa: Me këto dy duar do të mbys, more vesh apo jo? Se jam aq shumë e mërzitur, sa të vras unë me këto duart e mia. Njeri i poshtër. Me ç’të drejtë e the emrin e vëllait tim?

Ardit Gjebrea: Qetësohu, shko atje, se do ta zgjidhim. Qetësohu!

Alketa: S’mund ta shikoj dot atë fytyrë të qelbur!

Eni Çobani: Të lutem Alketa se unë të kërkova leje para se ta sillja.

Zonja Eni tregon se ky është vetëm fillimi i kësaj historie dhe personat që janë të përfshirë do gjykohen dhe hetohen nga organet kompetente. Më tej, ajo kërkon nga Alketa që t’i japë dorën Edlirit.

Alketa: Jo, nuk mundem t’ia jap dorën këtij njeriu se unë e di sa po më vuan vëllai atje në Greqi dhe unë bashkë me atë. Shpenzimet e mia të burgjeve atje, punën që ka lenë vëllai më ke shkatërruar familjen, kush do t’i paguajë? Do t’i paguash të gjitha ti!

Edlir: Ngaqë s’ka faj ai prandaj erdha unë.

Edliri mes lotësh i kërkon falje Alketës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HODHI KUNJA NË E MISION/ Ermal Mamaqi detyrohet t'i kthejë këtë përgjigje Bes Kallakut: Më lodhën njerëzit...
Previous article I DHUNOI NËNËN/ I riu i copëton trupin me thikë kumbarit, e fut në qese dhe e hedh në kosh (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT