Detaje tronditëse janë zbuluar nga përdhunimi i një vajze 10 vjeçare në Kuçovë. E mitura abuzohej prej dy vitesh nga një 57 vjeçar, ndërsa e kërcënonte edhe me sqepar.
Nëna e vajzës 10 vjeçare, e cila është abuzuar për dy vite me rradhë nga një 57 vjeçar ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Nëna e vajzës është shprehur se ajo është abuzuar që në klasë të tetë në kohën kur prindërit kanë qënë në punë. Më tej ajo ka zbuluar se vajza nuk i ka treguar asgjë pasi kishte frikë duke qënë se i moshuari e kishte kërcënuar.
Ndërsa vetë vajza është shprehur se ai e kërcënonte me sqepar nëse tregonte se çfarë kishte ndodhur, ndaj kishte qëndruar e heshtur për dy vite.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maji’ në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.


