• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË KËRCËNOJNË FEMIJËT E GRUAN…”/ Fauci flet pas akuzave nëse e kanë krijuar vetë COVID: E vërteta është se…
Home
Nderkombetare

“MË KËRCËNOJNË FEMIJËT E GRUAN…”/ Fauci flet pas akuzave nëse e kanë krijuar vetë COVID: E vërteta është se…

4 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Në një intervistë për “Der Spiegel”, Dr. Anthony Fauci, këshilltar mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, flet mbi zemërimin e kundërshtarëve të tij, marrëdhënien e tij të vështirë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, gabimet e bëra nga SHBA-ja gjatë përpjekjes për të frenuar përhapjen e Covid -19, dhe optimizmin e tij të kujdesshëm se një vaksinë do të jetë së shpejti në dispozicion.

Qarkullon një teori konspirative sipas së cilës ju e keni krijuar vetë koronavirusin, dhe se çdo lloj vaksine do të vrasë miliona njerëz. Teksa pandemia ka nxitur kërkime shkencore të jashtëzakonshme, ajo e ka gërryer nga ana tjetër edhe besimin tek shkenca. A është ky një dëm i pariparueshëm?

Dëmi është serioz, por shpresoj të mos jetë i pariparueshëm. Përveç ndarjeve politike, ne kemi edhe mendime ekstremiste, përfshirë teoritë e komplotit, disa prej të cilave janë krejtësisht të çuditshme. Ka një polarizim kaq të fortë, saqë kur unë jap rekomandime se si ne mund ta rihapim vendin në një mënyrë të sigurt, ka disa njerëz që nuk bien dakord dhe nisin të më kërcënojnë. Pra më kërcënojnë fizikisht mua, fëmijët, familjen, gruan time. Kjo është një çmenduri.

A keni ndonjë ide se çfarë epidemie do të godasë planetin tonë në të ardhmen? Pas 10 vitesh do të takohemi sërish, dhe do të shohim nëse keni pasur të drejtë…

E vetmja gjë që është e parashikueshme tek pandemitë, është se ato do të ndodhin. Dhe e vetmja gjë që është plotësisht e paparashikueshme, është sesi do të jetë ajo. Dhe nuk kam për momentin as idenë më të mjegullt mbi këtë gjë. Shpresoj të mos jetë si kjo që po kalojmë tani.

Pra, nëse do të kemi një pandemi tjetër, dhe historia na thotë se do të ndodhë, shpresoj të jetë relativisht jo shumë e rëndë, dhe që mund të mbahet lehtësisht nën kontroll. Por sido që të jetë, nuk do të kalojnë as 10 vjet. Ndoshta do ta shohim njëri-tjetrin shumë më shpejt.

Marrë me shkurtime nga Der Spiegel – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGOI 11 LOJTARË GJATË VERËS/ Ja sa kushton Tirana në merkato
Previous article "DO E HAP PA MURRIZIN"/ Rudina Hajdari: Do bashkohem me "Nismën Thurje", javën tjetër nisim takimet

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT