Në vijim të nismës për lexim, LKL ndaloi në kopshtin nr. 45 “4 Stinët”, ku ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku lexuan dhe u takuan me fëmijë, edukatore dhe gjyshër të këtij kopshti. Ata treguan për përfshirjen e çerdheve e të kopshteve në edukimin e leximit që në fëmijëri.
“Më ke xhan, më LEXO! – Një ditë në javë Gjyshërit lexojnë në kopshte dhe çerdhe. LKL e mbështet dhe e piloton në tri çerdhe e kopshte në Tiranë, duke ftuar bashkinë e Tiranës që ta mbështesë këtë praktikë, në të gjithë institucionet parashkollore të Tiranës” shkruan Ministria e Kulturës.
Kjo nismë e Ministrisë së Kulturës ka shtyrë dhe mjaft personazhe të njohura të artit dhe televizionit të bëhen pjesë e leximit.