Gratë greviste po përdoren për të bërë politikë ndërsa burrat u dorëzuan pas disa ditëve pa fituar asgjë, as pagat e prapambetura dhe as u rikthyen në punë. Një nga gratë ditën e sotme u shpreh se Monika Kryemadhi i kishte thënë se e ka portofolin bosh duke e ironizuar se do ta ndihmonte me 10 lekë.
“Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve” – shkruan Kryemadhi.
Por fill pas kësaj deklarate LSI u mobilizua dhe nga Facebook-u i kreut të LSI-së Monika Kryemadhi dhe nga zyra e shtypit shpërndau një video tjetër të një grevisteje e cila duket qartazi që po reciton një tekst të përgatitur që me vështirësi e mban mend, herë ul kokën për të gjetur fjalët dhe herë shoqja në krah e ndihmon të përfundojë deklaratën që me shumë gjasa ishte porosi politike
Më pas Kryemadhi përmes një statusi akuzon kryeministrin Rama se pas kësaj ngjarje fshihej ai.
“Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!” – shkruan Kryemadhi.


