Gjatë prezantimit të kandidatëve, Rama sulmoi dhe presidentin Ilir Meta edhe pse ai nuk është kandidat në zgjedhjet. Por ai e ka cilësuar si kryedeputet Metën, duke nënkuptuar se ai drejton LSI-në.
“Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyroni sikur me 25 prill të mos zgjidhjet kjo po ky. Po këtu me këtë fiton Durrës, me Palokën apo Ekonomin.Me kë fiton arsimi me Evisin apo filxhanin (Monika Kryemadhi).”, deklaroi Rama.


