Me kerkese te Prokurorise, Gjykata e Sarandes ka vendosur dje ndryshimin e mases se sigurimit per shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski.
33-vjecari i akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”, dyshohet se ka dhunuar shtetasen suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjec.
Ne fillim te muajit shtator ndaj tij ishte dhene masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qendrimit ne nje vend te caktuar”. Por prej asaj dite ai nuk eshte paraqitur me ne Prokurorine e qytetit dhe kjo ka bere qe te kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezulton qe ai te jete larguar jashte shtetit. Me kerkese te Prokurorise ndaj tij eshte ndryshuar masa duke u caktuar “Arrest ne burg”, duke u shpallur person ne kerkim.
Më datë 01.09.2021, rreth orës 21.00, pasi kane darkuar në një restorant, çifti suedez ka dale ne shëtitoren e Sarandës, ku midis tyre ka nisur një debat per shkaqe xhelozie.
Debati mes tyre ka vijuar më tej edhe në apartamentin qe kishin marre me qira, duke degjeneruar në veprime te dhunshme fizike që shtetasi suedez Sebastian Lichota Buinski ka ushtruar ndaj të dashurës së tij, shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev.
“Sa hymë brenda në apartament, i dashuri im e mbylli portën dhe më shtyu mua, më kapi nga fyti me të dy duart dhe më shtyu mbrapsht deri në krevat, më shtriu në krevat me forcë, më hipi sipër, duke mos i hequr duart nga fyti dhe unë nuk merrrja dot frymë. Me njërën dorë mori jastëkun dhe më zuri frymën”, ka deklaruar ne Polici 31-vjeçarja./Shpresa Dine


