Pas deklaratës së fortë të dhënë nga deputetja Rudina hajdari në seancën plenare se e kanë kërcënuar me jete, ka reaguar prerë kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.
Ai ka thënë se i ka përcjellë shkresën Ministrit të Brendshëm, shkrese qe sipas tij duhet te kete mberritur dhe pas kesaj, pritet të merren masa për gjithë shqetësimet që ajo ka ngritur.
“Zonja Hajdari, e kam marrë shkresën tuaj, punonjësit e sigurimit do të bëjnë detyrën. Nderkohe qe e kam përcjellë shkresen dhe sot mund t’i ketë vajtur ministrit të Brendshëm, qe pas kesaj të merren masat për të gjitha shqetësimet që keni ngritur në shkresën tuaj”- tha Ruci.
Ndërkohë lidhur me konfliktet për kreun e grupit të demokratëve në Kuvend, Ruci ka thënë se janë cështje që duhet t’i zgjidhin vete deputetet.
“Ua kam thënë edhe më parë: është e drejtë ekskluzive e deputetit të largohet nga një grup parlamentar, dhe e drejtë e grupeve të përjashtojnë anëtarët e grupeve. Në këtë punë nuk jam unë, as kryetari i Kuvendit dhe as seanca. Është e drejta juaj, nuk ka punë as kryetari as seanca. Problemet që kini brenda vetes, uluni, i zgjidhni, i konkludoni sipas rregullave demokratike të rregullores së Kuvendit”- tha ai.


