Kryemadhi është shprehur se për këtë çështje ka larguar nga vendi vajzën.
“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh ajo.
Me një kërkim fare të thjeshtë në “Google” vihet re se Kryemadhi gjatë gjithë karrierës së saj politike, më shumë ka kërcënuar vetë se sa shanse mund të ketë që është kërcenuar.
Ajo madje e njohur për gjuhën e asaj “të fortë”, vetëm para pak ditësh ka kërcënuar edhe kryeministrin Rama me jetë.
Ndonëse mund të kishte baza reale, ai që e nxorri “blof” ishte pikërisht bashkëshorti I saj, Presidenti Meta I cili nga studio e “News 24” tha se nuk dinte gjë.
E ky është fati I keq I transmetimeve “live” dhe së qënurit burrë e grua në dy panele të ndryshme, nuk koordinohesh dot se ç’duhet të thuash.