• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË KANË DËBUAR”/ “Zëri i Amerikës”: Autoritet shqiptare hedhin poshtë pretendimet e gazetares britanike
Home
Sociale

“MË KANË DËBUAR”/ “Zëri i Amerikës”: Autoritet shqiptare hedhin poshtë pretendimet e gazetares britanike

7 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në Shqipëri autoritetet hodhën poshtë pretendimet e gazetares britanike Alice Elisabeth Taylor se zyrtarët shqiptarët i anulluan përtëritjen e lejeve të qëndrimit për shkak të profesionit të saj dhe disa shkrimeve kritike ndaj qeverisë.

Një burim zyrtar i tha Zërit të Amerikës se vonesat në vendimin për ripërtëritjen e lejes lidhen vetëm me procedurat dhe se në këtë rast, ka patur disa shkelje nga ana e shtetases britanike. Sipas ligjit, sqaron burimi, aplikimi duhet të bëhet 60 ditë përpara skadimit të afatit të lejes ekzistuese, e cila ishte e datës 27 Janar 2019. Ndërkohë që “dosja me aplikimin për rinovim të lejes së qëndrimit është paraqitur më 1 Shkurt, pra jo vetëm në shkelje të afatit, por dhe përtej skadencës së lejes ekzistuese. Në një situatë të tillë, zonjës i ka lindur detyrimi të shlyejë një gjobë prej 20,000 Lekësh”, shpjegon burimi zyrtar, duke shtuar se “mos shlyerja e detyrimit të gjobës, pengon hedhjen në portalin e lejeve të qëndrimit, për të nisur shqyrtimin e mirëfilltë të dosjes. Sipas procedurave, pas hedhjes në portal, dosja shqyrtohet edhe nga autoritetet e sigurisë”.

Po ashtu, një tjetër shkelje, sipas autoriteteve shqiptare, rezulton të jetë dhe fakti se “aplikimi është paraqitur nga një person tjetër, dhe jo nga vetë e interesuara. Po ashtu, rinovimi për leje qëndrimi është kërkuar për shkak të bashkëjetesës me një shtetas shqiptar. Me këtë motiv ajo ka marrë dhe lejen e mëparshme”, ishte shpjegimi që u dha për Zërin e Amerikës, duke saktësuar se “në rastin aktual, bashkëjetuesi ka ndryshuar dhe procedura kërkon që jo vetëm ky fakt të dokumentohet, por dhe të nisë një procedurë e re jo thjesht rinovim”.

I njejti burim zyrtar saktësoi se “autoritetet po presin plotësimin e kushteve ligjore që mundësojnë lëshimin e një leje të re e që janë: Aplikimi personalisht nga personi i interesuar; Pagesa e gjobës për shkak të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë dhe Dokumentimi i arsyes së re të qëndrimit, që pretendohet të jetë një bashkëjetesë e re me një shtetas tjetër shqiptar. Me plotësimin e këtyre kushteve, autoritetet përgjegjëse bëjnë vlerësimin dhe marrin vendim. Kjo është praktika që ndiqet, për çdo shtetas të huaj, pavarësisht profesionit që ushtron”, saktwsuan autoritetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORËN PARTNER TË HUAJ/ Vip-et që u "sulmuan" ashpër nga publiku për "shijet" (FOTO)
Previous article RENNES-ARSENAL/ "Vendasit" dyfishojnë avantazhin, shënon Sarr

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT