• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME JEHOVAIN U BË NË TIRANË…”/ Flasin shoqet në Përmet: U ndodhi fatkeqësi, burri vrau veten
Home
Breaking News

“ME JEHOVAIN U BË NË TIRANË…”/ Flasin shoqet në Përmet: U ndodhi fatkeqësi, burri vrau veten

3 July, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja në kufijtë e të paimagjinueshmes që ka ndodhur në Kombinat, ka tronditur opinion publik.

Zhaneta Josifi, nëna e dy vajzave, njëra tashmë ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në spitalin psikiatrik, me sa duket ka patur një jetë të vështirë, mbushur me peripeci dhe fatkeqësi gjatë jetës së saj.

Fqinjët e saj në Përmet, atje ku ajo ka jetuar më parë, thanë për ABC News se ajo ka qenë njeri shumë i mirë, dhe se nuk arrijnë të besojnë çfarë u ka ndodhur.

Mësohet se bashkëshorti i saj është vetëflijuar në qytetin e Përmetit, pas gjendjes së rënduar psikologjike dhe fizike që ai kishte.

Pas kësaj fatkeqësie mësohet se Zhaneta Josifi është larguar drejt Tiranës për një jetë më të mirë së bashku me dy vajzat e saj, dhe sipas qytetarëve të Përmetit që njihnin Josifin, në Tiranë ajo i është futur besimit të Dëshmitarëve të Jehovait.

Dëshmitë:

Qytetarja e Përmetit: Me gruan kemi punuar bashkë, kishte një burrë të sëmurë, u ndodhi një fatkeqësi u rrëzua burri nga pallati. Ka qenë një grua shumë e mirë, kishte dy vajza. U habitëm që u ka ndodhur kjo.

Pyetje: Sa vite ka që u ka ndodhur kjo?

Qytetarja e Përmetit: Ka nja 10 vjet, këtu ka jetuar, përmetare ishte.

Pyetje: Po këtu me çfarë merrej?

Qytetarja e Përmetit: Tregtare ishte, shiste rroba.

Pyetje: Ka qenë praktikante e fesë së Jehovait?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo këtu jo, në Tiranë u bë.

Pyetje: Keni pasur informacion në tiranë, si ka ndodhur, a keni patur kontakte?

Qytetarja e Përmetit: Jo, jo nuk kemi patur kontakte por që ka qenë një grua shembullore, zonjë. Jemi shokuar kur kemi dëgjuar.

Pyetje: Nga ana ekonomike si kanë qenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk ishin dhe aq mirë këtu, pastaj vajtën në tiranë, vajzat filluan punë dhe u rregullua, pastaj ju fut Jehovait. Ndërsa burrin e kishte të sëmurë, pati goditje mendore, iu mërzit edhe jeta, se ishte sakat.

Pyetje: Ka pasur probleme mendore bashkëshorti?

Qytetarja e Përmetit: Po, u hodh nga kati i pestë, u vetëvra, pastaj ajo iku në Tiranë.

Pyetje: Po këtu a është marrë i shoqi me fenë?

Qytetarja e Përmetit: Nuk e di, ai vinte rrinte këtu me të shoqen gjithë ditën.

Pyetje: Ndërkohë një qytetare tjetër e Përmetit që ka njohur familjen thotë se kanë qenë familje e mirë por e vuajtur.

Qytetarja e Përmetit: Ka qenë një familje shumë e mirë por të vuajtur. Ka punuar këtu në treg, pati një fatkeqësi dhe iu vetëvra i shoqi dhe më pas ikën në Tiranë. Këtu në Përmet rrinin me qera ndërsa për fenë nuk di gjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Infektohet një familje në Pogradec. Shkon në 13 numri...
Previous article KORONAVIRUSI/ Rrëfimi përvuajtës i infermieres shqiptare: Kur dëgjoj të thonë se Corona është gënjeshtër...

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë Aktualitet

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT