• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME HUMOR TË MIRË”/ Presidenti Biden rifillon punën pas vizitës mjekësore
Home
Nderkombetare

“ME HUMOR TË MIRË”/ Presidenti Biden rifillon punën pas vizitës mjekësore

20 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se Presidenti Joe Biden ka rifilluar punën pas një vizite mjekësore që zhvilloi më herët gjatë ditës, çka bazuar në Kushtetutë, i kërkon atij të transferojë kompetencat tek nënpresidenti.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se si pjesë e një vizite rutinë mjekësore, presidenti kreu një kolonoskopi, gjatë së cilës do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë. Kushtetuta, kërkon që ai t’i transferojë zyrtarisht kompetencat tek Nënpresidentja Kamala Harris.

Letra Biden Harris

Në një konferencë shtypi të premten, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti telefonoi zonjën Harris rreth orës 11:35 të paradites me orën lokale, për t’i bërë të ditur asaj se vizita kishte përfunduar dhe se ishte me humor të mirë e gati për të marrë detyrën.

Zonja Psaki tha se ekipi mjekësor po përgatiste një përmbledhje me shkrim mbi shëndetin e presidentit, që do të publikohet në media më vonë gjatë ditës së premte.

 

 

Kjo është vizita e parë mjekësore e rregullt që zoti Biden kryen në detyrën e Presidentit. Vizita u krye në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed, që ndodhet në Bethesda të shtetit të Merilendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAJDE SHPEJT KËTU"/ Fqinja e dëgjoi Matiasin duke vrapuar nëpër shkallë. Detaje nga vrasja e 10-vjeçarit nga babai
Previous article HOROSKOPI 20 NËNTOR/ Mos prisni surpriza këtë fundjavë sepse nuk ka asgjë premtuese... Parashikimi i yjeve

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT