“Më helmove shpirtin miku im!” Këto janë fjalët prekëse të regjisorit të njohur Kastriot Çipi pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh, Guljelm Radoja.
Në fotografinë që ka publikuar me të ndjerin, Çipi shkruan se: “Dy javë piva përditë helmin tënd, sot më dhe dozën e fundit”.
Postimi i plotë
Pritja ta zbuska tronditjen, por jo pikëllimin. Dy javë piva përditë helmin tënd. Sot më dhe dozën e fundit.
Ma helmove shpirtin, miku im i shtrenjtë Gulielm!
Ta fal këtë “gabim”, sepse asgjë nuk mund të zbehë sadopak dashurinë dhe miqësinë, që me dhurove në 28 vitet e njohjes sonë.
Por më ke lënë një zbrazëti, që nuk do të ma mbushë askush e asgjë. Artistë të mëdhenj ky vend ka nxjerrë e, ndoshta, do të nxjerrë prapë. Por njerëzit si ti i ka gjithmonë e më të rrallë.
E prandaj unë sot nuk qaj për ty që ke dek, por për na që kena mbet’…