Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grua u kërcënua me një hanxhar nga një bandë hajdutësh, të cilët i vodhën asaj një makinë Audi A3 përpara shtëpisë.
Viktima u sulmua nga katër burra të maskuar, ku njëri prej tyre mbante një hanxhar në dorë. Ngjarja ka ndodhur në Cheadle Hulme, Stockport, në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.
Në momentin kur gruaja doli makina, ajo u “përplas” me një burrë i cili mbante në dorë një thikë të madhe. Ai e kërcënoi duke i vendosur thikën në fytyrë, dhe gruaja u detyrua të dorëzonte çelësat e makinës së saj.
Pas kësaj hajdutët morën makinën dhe u larguan bashkë me dy makina të tjera. Pamjet e siguruara nga kamerat, viktima e ngjarjes i postoi në rrjetin social Facebook dhe sigurisht i denoncoi në polici.
Punonjësit e policisë u bëjnë apel qytetarëve të informojnë nëse kanë ndonjë informacion rreth vjedhjes së kryer.
Policët e përshkruan një nga të dyshuarit të dobët dhe rreth 1.72 metër të gjatë. Ai kishte veshur rroba të errëta, doreza dhe një kapuç. Njeriu i cili ishte i armatosur me hanxhar ishte gjithashtu i dobët dhe gjithashtu kishte rroba të errëta, doreza dhe një kapuç.
Detektivja e çështjes Lisa McGrane tha se: “Edhe pse gruaja nuk ishte fizikisht e dëmtuar, ajo është e tronditur nga ajo që ka ndodhur. Askush nuk duhet t’i nënshtrohet një dhune të tmerrshme të tillë dhe ne jemi të vendosur ti gjejmë përgjegjëgjist e kësaj ngjarje. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të kontaktoni policinë për çdo informacion që mund të keni për këtë incident”.

/AlpeNews.al



