• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË GODITI PA MËSHIRË…”/ Zbardhet dëshmia e vajzës që i shpëtoi përdhunimit të shqiptarit
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË GODITI PA MËSHIRË…”/ Zbardhet dëshmia e vajzës që i shpëtoi përdhunimit të shqiptarit

8 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër shqiptar është vënë në pranga pasi ka sulmuar seksualisht një vajzë greke. Ai është përsëritës, thotë Policia vendase për të njëjtën vepër penale, ndërkohë që vajza ka dhënë dëshmi ditën e djeshme për mediat.

Ajo ka treguar gjithë episodin, ndërkohë që shqiptari që e kishte sulmuar ishte i njohur i saj, pasi vajza dhe ai kishin shoqëri të përbashkët. Mediat greke kanë publikuar dëshminë e 20-vjeçares, e cila i shpëtoi një tentative përdhunimi nga një shqiptar mbrëmjen e të shtunës në Nice, ndërsa kthehej nga një festë. Siç thotë ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë për ta përdhunuar. “Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime.

Unë qëndrova nën një ballkon derisa shiu të pushonte dhe ai ishte fshehur. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, kishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë”, thotë ajo për “protothema.gr”.

“Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, por papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të përlesheshim. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita ‘ndihmë’, ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon ajo. Shqiptari u arrestua në orët e para të së dielës, 6 nëntor.

Ai akuzohet për tentativë për përdhunim dhe rrahje brutale të 20-vjeçares. Pas sulmit, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale. Para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë. Punonjësit e Policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy gratë që kanë bërë denoncimin, u kanë treguar personin, por sipas mediave greke, asnjëra prej tyre nuk ka mundur ta identifikojë si sulmuesin e mundshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA SHTON 16 MILIONË EURO PËR KARDHIQ-DELVINË/ Rama e inauguroi, por kostot për rrugën shtohen në buxhetin e shtetit
Previous article KY ÇAJ DO TË QETËSOJË STOMAKUN/ Ndihmon gjithashtu me gazrat dhe diarrenë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër Aktualitet

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT