• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MË GJATË NË PUSHTET SE STALINI/ Putin pas fitores: Vdekja e Navalnyt, e trishtë! Sa do ta liroja nga burgu
Home
Botë

MË GJATË NË PUSHTET SE STALINI/ Putin pas fitores: Vdekja e Navalnyt, e trishtë! Sa do ta liroja nga burgu

18 March, 2024 s.autor Botë

Ashtu siç edhe pritej, Vladimir Putin ‘fitoi’ zgjedhjet në Rusi, duke çimentuar pushtetin e tij edhe për 6 vite të tjera. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës, tregon se Putin, 71 vjeç, do të nisë një mandat të ri gjashtëvjeçar që do ta bëjë atë të tejkalojë Josef Stalin dhe të bëhet lideri më jetëgjatë i Rusisë për më shumë se 200 vjet.

Putin fitoi 87.8% të votave. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera thanë se votimi nuk ishte as i lirë dhe as i drejtë për shkak të burgosjes së kundërshtarëve politikë dhe censurës së lartë.

Kandidati komunist Nikolai Kharitonov përfundoi i dyti me pak më pak se 4%, Vladislav Davankov i treti dhe ultra-nacionalisti Leonid Slutsky i katërti.

Putin u tha mbështetësve në një fjalim në Moskë se do t’i jepte përparësi zgjidhjes së detyrave që lidhen me atë që ai e quajti “operacionin ushtarak special” të Rusisë në Ukrainë. Putin, duke marrë shkas nga deklaratat e Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë, paralajmëroi Perëndimin se konflikti mes tyre dhe Rusisë do të jetë një hap larg fillimit të Luftës së Tretë Botërore.

Mendoj se çdo gjë është e mundur në botën moderne. Por unë e kam thënë tashmë këtë dhe është e qartë për të gjithë se konflikti midis Rusisë dhe NATO-s do të jetë vetëm një hap larg nga një Luftë e Tretë Botërore në shkallë të gjerë. Unë nuk mendoj se dikush është i interesuar për këtë.”, tha presidenti i rizgjedhur.

Putin shtoi se personeli ushtarak i NATO-s ishte i pranishëm në Ukrainë, duke thënë se atje flitej anglisht dhe frëngjisht. “Ushtria e NATO-s është e pranishme në Ukrainë. Ne e dimë këtë. Ne dëgjojmë fjalime frëngjisht dhe anglisht. Nuk ka asgjë të mirë këtu. Së pari për ta, sepse vriten. Në numër të madh. Por në fund të fundit nuk është zgjedhja jonë. Nëse dikush dëshiron të mbulojë problemet e brendshme të vendeve të tyre me retorikën e tyre agresive të jashtme ky është një truk i njohur dhe i përdorur gjerësisht”, shtoi Putin.

I pyetur nëse e konsideron të nevojshme marrjen e rajonit të Kharkiv-it të Ukrainës, Putin tha se nëse sulmet vazhdojnë, Rusia do të krijojë një zonë tampon nga territore ukrainase për të mbrojtur territorin rus.

Kur u pyet për fatin e liderit të opozitës Alexei Navalny, Putin tha se ai thjesht kishte “vdekur” duke e përdorur emrin e Navalny për herë të parë në publik.

“Sa i përket zotit Navalny. Po, ai ka ndërruar jetë. Është gjithmonë një ngjarje e trishtueshme. Kemi pasur raste të tjera që kanë ndërruar jetë njerëz në burgje. A nuk ka ndodhur kjo në Shtetet e Bashkuara? Ka ndodhur dhe në mënyrë të përsëritur”, tha Putin.

Putin tha se kishte rënë dakord disa ditë para vdekjes së Navalny për ta shkëmbyer atë me të burgosur rus në burgjet perëndimore. E veja e Navalny, Yulia, ka akuzuar Putinin për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT NGA MARRËVESHJA E OHRIT/ Rama: Vonesat për ta zbatuar nuk i shërbejnë sigurisë së Europës
Previous article SHQIPËRIA 15-VJET NË NATO/ Ministri Peleshi: Fatlumë që jemi pjesë e kësaj hapësire

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT