Ditën e sotme komuniteti Ukrainas në Tiranë ka nisur një manifestim në rrugët e Tiranës në mbështetje të bashkëkombasve të tyre të cilët prej më shumë se një muaji po përballen me agresionin rus.
Manifestimi pritet të zgjasë deri në orën 15:00 kur pritet të ketë edhe një kufizim të qarkullimit të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.
Në këtë manifestim mbizotërojnë ngjyrat e flamurit Ukrainas, në çdo cep të Sheshit “Skëndërbej”.
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe ambasadorja Yuri Kim dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Alpenews.al ju sjell pamjet nga manifestimet nga Sheshi “Skëndërbej”.













