• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME FAT QË S’JAM NË VENDIN TIM? Bisnesmeni italian në Shqipëri: Edhe këtu çdo ditë shtohen rastet
Home
Sociale

ME FAT QË S’JAM NË VENDIN TIM? Bisnesmeni italian në Shqipëri: Edhe këtu çdo ditë shtohen rastet

8 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Roberto Caparrotta është një italian i “shqiptarizuar”, me shqipe perfekte dhe pasaportë shqiptare. Ndonëse Tirana i ka hyrë në zemër, ai thotë për “Gazeta Shqiptare”, se pavarësisht situatës së vështirë në Itali prej COVID-19, ndjen keqardhje që edhe në Shqipëri rastet e të prekurve nga virusi po shtohen çdo ditë. Z.Caparrotta flet për masat shtrënguese të qeverisë, të cilat i quan ekstreme, ndërkohë që mbështetjen ndaj biznesit e konsideron si shumë të vogël. Caparrotta është një i ri, i cili pasi është diplomuar për ekonomi në Itali, është vendosur prej afro 25 vitesh në Tiranë, ku në bizneset e tij ka mjaft të rinj të punësuar.

Z.Caparrotta, prej vitesh ju jetoni në Shqipëri, por në një situate si kjo e pandemisë, e quani veten me “fat” që nuk jeni në Itali, në vendlindjen tuaj, atje ku Covid-19 po merr shumë jetë njerëzish?

Jetoj prej shumë vitesh në Shqipëri dhe është hera e parë që të gjithë po jetojmë një situatë kaq të vështirë dhe dramatike. Italia ishte vendi i parë në Europë ku pati një përhapje të shpejtë të pandemisë, por nuk mund të them se ndihem me fat që nuk ndodhem atje, pasi edhe në Shqipëri rastet shtohen çdo ditë, ka mungesë informacioni dhe transparence.

Në ç’kuptim…?

Mosbërja në masë e tamponëve ul faktikisht numrin e rasteve reale të personave të infektuar, zgjat zinxhirin e transmetimit duke shtuar sa më shumë rrezikun për të gjithë qytetarët.

Kur keni qenë për herë të fundit në Itali? Si e latë situatën atje?

Herën e fundit kam qenë në muajin dhjetor, atëherë kur nuk kishte akoma asnjë rast me COVID-19.
Ku jetojnë familjaret tuaj? A ndjehen të frikësuar?

Familja ime jeton në jug të Italisë, atje ka më pak raste, por përsëri meraku ekziston, sidomos për prindërit, të cilët janë më shumë të rrezikuar për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.
Po këtu në Tiranë si i kaloni ditët e karantinës?

Në shtëpi së bashku me familjen, duke parë televizor dhe nga pak sport në oborrin e shtëpisë.
A i zbatoni rregullat e vendosura nga qeveria?

Patjetër që po.

Vini maskë kur dilni? Kush e bën pazarin?

Pazarin e bëj unë në respektimin e plotë të rregullave, me maskë, doreza dhe duke ruajtur distancën me njerëzit e tjerë.

Sa ka ndryshuar jeta juaj gjatë kësaj periudhe të pandemisë?

Për të ndaluar përhapjen e COVID-19 ka ndryshuar në mënyrë radikale jeta e gjithsecilit prej nesh; në mënyrën se si punojmë, socializojmë, bëjmë sport, pazar, mënyrën si kujdesemi për shëndetin dhe të afërmit. Personalisht kam filluar të kuptoj edhe vlerën reale qoftë edhe të një përqafimi.
Si i konsideroni masat shtrënguese të qeverisë “Rama”?

Shpeshherë kam menduar se çfarë masash do merrja unë në këtë situatë. Jam dakord për marrjen e masave shtrënguese, por të studiuara në mënyrë të kujdesshme dhe të detajuara. Do të ishte më mirë të merreshin masa më pak kufizuese dhe më tepër mbrojtëse. Do lija të lirë lëvizjen e mjeteve private gjatë orarit të punës, heqjen e orareve të pazarit një apo dy orë në ditë, me qëllim shmangien e radhëve të gjata nëpër markete, me kusht vendosjen e maskave, dorezave dhe dezinfektantëve.

Sipas jush, çfarë duhej bërë ndryshe në këtë situatë të vështirë?

Mendoj që qeveria duhet të kishte marrë masa për furnizimin me maska të të gjitha bizneseve dhe popullsisë. Nuk ka kuptim dhe është e kotë të mbyllesh një pjesë të bizneseve të konsideruara si më të rrezikshme për përhapjen e virusit dhe të lësh hapur kompani të tjera fasone apo “call center”, te të cilat janë të punësuar shumë punonjës dhe përbëjnë rrezik të lartë të përhapjes së virusit. Nuk ka kuptim bllokimi dhe mbyllja e gjithçkaje në fundjave, ndërkohë që vendosja e maskave nuk është e detyrueshme dhe njerëzit lëvizin gjatë javës pa respektuar rregullat kryesore të higjienës dhe distancimit social.

Ju personalisht ndjeheni i dëmtuar nga këto masa shtrënguese?

Deri tani kemi hasur nga ana e qeverisë në marrjen e masave shtrënguese ekstreme dhe mbështetje ekonomike shumë të vogël ndaj biznesit dhe masave në nevojë. Masat e marra deri tani nuk i mbulojnë nevojat e krizës. Shqipëria ka nevojë për masa gjithëpërfshirëse për të kaluar vështirësinë e shkaktuar nga pandemia. Unë kam ardhur në Shqipëri si investitor para 27 vitesh, kur ishte President i Republikës z.Sali Berisha. Kisha dëgjuar që në Shqipëri ishte bërë një paketë fiskale shumë e favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për investitorët e huaj. Unë kisha interes, ndaj erdha në Shqipëri. Gjatë gjithë këtyre viteve të qëndrimit tim në Shqipëri, ky vend më ka hyrë në zemër.
Burimi: G.SH.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MËNGJESI I PREFERUAR/ Marina Vjollca e nis ditën me përkëdhelje (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Italianët mësohen të qëndrojnë në radhë, nga 18 maji hapen baret dhe restorantet

Delo.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT