• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË FALNI PËR ENTUZIAZMIN, NUK JAM I ÇMENDUR”/ Rama batuta nga Shkupi: Nuk jeni më të mirët në rajon për ushqimin
Home
Politikë

“MË FALNI PËR ENTUZIAZMIN, NUK JAM I ÇMENDUR”/ Rama batuta nga Shkupi: Nuk jeni më të mirët në rajon për ushqimin

22 January, 2024 s.autor Politikë

Ka nisur në Shkup takimi mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bahskimit Evropian dhe SHBA-ve.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me batuta, por edhe kritika për BE-në, teksa tha se shtë dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE merr 400 mijë euro ndihmë, ndërsa vendet e tjera vetëm 130 mijë.
“Dua të falënderoj miqtë tanë organizatorë. Rëndësia e kësaj iniciative për vendet dhe stabilitetin, paqen e prosperitetin e rajonit. Dua të falënderoj Kopman, që dëshiron të nxisë procesin.

Para një viti në Tiranë u ballafaqua me një melankoli nga ana ime për integrimin në BE, ishte i duruar dhe dëgjoi atë që ishte frustrimi ynë kryesor, që procesi i integrimit ishte që nëse je anëtar fiton gjithçka, nëse jo nuk fiton asgjë. Problematika mes asaj që marrin vendet anëtare është dëshpëruese. Përpjekjet për konvergjencë janë patetike dhe ky është fakt.

Një nga vendet fqinje që është pjesë e BE, nga Unioni çdo vit fiton rreth 400 mijë për qytetarët, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarët. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë. Ky është problemit. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim.

Ndaj ne nisëm me Ballkanin e Hapur. Kjo ishte një lloj politikë ditore, luftën e fuqisë, së forcës. Të gjithë thonë: jo jo. Është akt historik dhe diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye që të jem optimist. Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthur bisedën. Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon. E para; të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Duhet ta harroni historinë, duhet të jeni dalltonistë. Ndaj duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve. Harroni historinë dhe ngjyrat, pasi kemi vetme një ngjyrë, që është ngjyra e flamurit të BE-së. Shpresoj që çdo gjë do të shkojë siç duhet. Gjëja e fundit, ka mundësi për përmirësim sepse duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë. Kur flasim për Shqipërinë, jemi të lumtur që nuk jemi aq patriotë dhe aq të lidhur me historinë dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë. Të bëjmë presion për të gjithë që të përfundojmë këtë punë. Jam i sigurt se jemi të mirë të konfliktohemi, nuk duam të na mbajnë mend nga konfliktet, por që kemi bërë diçka për njerëzit tanë. Ftojmë liderët të përfshihen në Samitin e BP, me presidentin Zelensky në fillim të shkurtit. Duhet të mësojmë nga Ukraina. Do jetë mirë të mësojmë si luftohet ndaj korrupsionit kur dikush ju bombardon nga mëngjesi në mbrëmje.”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË NJË LIDHJE ME GAZETAREN? Olsi Bylyku thyen heshtjen
Previous article MORI LETËR KËRCËNUESE/ KLGJ shqyrton kërkesën e gjyqtares për mbrotje të posaçme

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT