Këngëtarja e njohur dhe deputetja e PDK Eliza Hoxha e prekur nga koronavirusi përmes një postimi në “Facebook”, ka rrëfyer betejën me COVID-19.
Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, të mos heqin dorë nga mbajtja e maskave, distanca sociale fizike si dhe ruajtja e higjienës personale.
Ajo ka shkruar se si i ka kaluar 10 ditë në spital dhe bën me dije se tani do të vazhdojë terapinë në shtëpi, ndërsa shton: “Sot zyrtarisht jam Covid Free”.
Gjithashtu Hoxha ka treguar edhe momente të vështira gjatë qëndrimit në spital, se si një burrë ka humbur jetën apo edhe momentet kur një grua e cila qëndronte së bashku me të në dhomë, kishte vështirësi dhe mungesë oksigjeni.
“Netë të gjata dhe mëngjese të pritura syhapur”, shprehet deputetja e PDK.
Statusi i Plotë:





