Pjetër Gocaj, babi i Xhovani Gocajt dhe Edmond Gocjat, dy vëllezërit që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë në mesnatë në Velipojë, thotë se i është fikur dera e shtëpisë.
Gocaj thotë vitin e kaluar i kanë pasur ato shezlongët dhe këtë vit po prisnin që të bëhej ndarja. Ai tregon se i vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar. Më tej ai tregoi se edhe djalin e dytë e kanë qëlluar më pas për vdekje, ndërkohë që shton se nuk ishte i pranishëm në vendngjarje. Ai thotë më tej se ato përderisa kanë shkuar me armë nuk kanë shkuar për të sqaruar muhabetin.
“Kjo qe ka ndodhur mos i ndodht me kujt, mua me eshte fikur dera e shtepise. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di qe per shezllone. Me kane vrare tek dera e shtepise, me kane vrare dy djemte. Çfarë me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam pasur une shezllonet, kete vit ia kane dhene atij. Ne kemi pritur qe te ndahen shezllonet sepse kane qene pa u ndare ende, ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte. Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu por nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos ti ndodh me askujt”, deklaron ai.


