• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MË E LEHTË DHE E SIGURT/ Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore! Ja formati dhe mënyra e lëshimit, sanksione për mjekët e farmacistët
Home
Sociale

MË E LEHTË DHE E SIGURT/ Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore! Ja formati dhe mënyra e lëshimit, sanksione për mjekët e farmacistët

3 August, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më i qartë për recetat mjekësore.

Farmaci-ilace-2-935-1-1024×682

Një hap ky i rëndësishëm drejt modernizimit të kujdesit shëndetësor dhe përmirësimit të shërbimeve në farmaci. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt pacientët, të cilët tashmë do të marrin receta të përshkruara në një format të unifikuar, të miratuar dhe të shpërndarë zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore.

PËRFITIMET E QYTETAREVE

Nga data 1 gusht, asnjë recetë nuk do të jetë e vlefshme nëse nuk është në formatin e ri të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Qytetari nuk do të përballet më me receta të paqarta, të pavlefshme apo të refuzuara në farmaci për mungesë standardizimi. Tani, çdo recetë do të jetë e unifikuar, qoftë në formë fizike apo elektronike, dhe do të përmbajë të dhëna të qarta mbi pacientin, mjekun dhe barin e përshkruar. Mjekët janë të detyruar të përshkruajnë barin me emërtimin gjenerik.

Kjo shmang konfuzionin dhe rrit transparencën, pasi pacienti do të dijë saktësisht përbërësin aktiv që po merr, pavarësisht markës. Kjo do të thotë më shumë zgjedhje dhe mundësi për të kursyer në barnat me çmim më të ulët por efekt të njëjtë. Për qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike, do të jetë më e lehtë të menaxhojnë terapinë: receta mund të lëshohet për deri në 6 muaj.

Kjo shmang vizitat e shpeshta te mjeku vetëm për rinovim recete dhe sjell më shumë lehtësi në jetën e përditshme të pacientëve kronikë. Nëse receta ekzekutohet pjesërisht (p.sh., mungon një bar), farmacisti do të shënojë sasinë e dhënë, datën, do të vendosë vulën e farmacisë dhe do t’ia kthejë pacientit recetën, çka jep pacientit kontroll të plotë mbi atë që ka marrë dhe atë që i mungon. Farmacitë janë të detyruara të mbajnë një kopje të recetës – në formë fizike apo elektronike.

Po ashtu, nëse receta humbet apo dëmtohet, qytetari nuk mbetet pa zgjidhje: farmacisti mund të lëshojë një kopje të recetës me të gjitha të dhënat e nevojshme dhe me firmë e vulë. Kjo ul stresin dhe garanton vazhdimësinë e trajtimit mjekësor.

SANKSIONE PËR MJEKË E FARMACISTË

Udhëzimi i ri vendos edhe përgjegjësi të qarta për mjekët dhe farmacistët. Kush nuk respekton rregullat e reja, penalizohet sipas ligjit. Qytetari është më i mbrojtur nga abuzimet dhe pakujdesitë.

Për zbatimin e këtyre rregullave, janë angazhuar Urdhri i Mjekut, Urdhri i Farmacistit, Urdhri i Stomatologut, si dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Qytetarët mund të kenë më shumë besim se institucionet janë në krahun e tyre dhe po monitorojnë zbatimin e ligjit. Të gjitha këto rregulla kanë hyrë në fuqi nga data 1 gusht 2025 dhe çdo recetë e dhënë pas kësaj date duhet të jetë në formatin e ri.

Qytetarët shqiptarë hyjnë në një fazë të re të shërbimit farmaceutik – më të rregulluar, më të sigurt dhe më miqësor ndaj nevojave të pacientit. Në thelb, ky ndryshim i kthen recetës mjekësore rolin e saj themelor: të jetë një urë efikase dhe e besueshme midis pacientit dhe shërbimit shëndetësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Dëborë në mes të verës në Australi, moti i keq shkakton bllokim të automjeteve...
Previous article SHBA/ Nisin hetimet ndaj ish-këshilltarit special Jack Smith

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT