Një turiste gjermane është dëmtuar gjatë eksplorimit të natyrës, në kanionet e lumit Erzen.
39-vjeçarja e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj të mitur, u dëmtua në një terren shumë të vështirë, i cili nuk mund të përshkohej me automjet. Policia në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes kanë bërë të mundur ndërhyrjen me helikopter.
Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Traumës.


